Pasditen e së dielës erdhi në shtabin e tij zgjedhor.
Aty papritmas, kreu i Unionit Republikan të Ashkalive, Danush Ademi u rrah brutalisht nga disa persona të të njëjtit komunitet në fshatin Dubravë të Ferizajt.
Ademi thotë se u rrah nga bashkëkombasit e tij të nxitur nga rivali politik, Qazim Rrahmani nga Partia Demokratike e Ashkalive.
Sipas tij, deri te kjo erdhi pasi ai ishte duke i fituar zgjedhjet lokale.
“papritur kam marrë sulmet e tyre, jam mbështetë nga kerri kanë dalë disa kojshi, kanë dalë na kanë mbrojtë, i kanë hekë, njëri nga ta vjen nga përmas njëfarë Franci se ai është i njohur me nofkën Franci është pak i madh” , ka thënë Ademi
Sipas tij, i gjithë sulmi ka qenë i orkestruar pasi që thotë se të njëjtit kanë edhe familjarë në Policinë e Kosovës.
“Kemi thirrë në Polici, me ardhë me shpërnda turmën e tyre, edhe një vëlla i tyre Ukshin Rrahmani punon aty në Polici te telefonat, radiolidhjet dhe mu më thotë se nuk po ju dëgjojë, prapë e thirri, nuk po ju dëgjojë, prapë e thirri thotë nuk po ju dëgjoj sepse ai e ka ditë që po më sulmojnë vëllezërit e vetë. Atëherë nuk e di dikush prej qytetarëve e thirrë dikush në numër tjetër telefonit dhe vijnë patrollat e ndalin turmën”, është shprehur tutje Ademi.
Por këto po i mohon Qazim Rrahmani nga Partia Demokratike e Ashkalive, i cili thotë se është fyer nga Ademi.
“familja ka shkuar për t’u sqaruar pse po i shan fëmijët, gratë vorret etj., dhe kanë biseduar pak, pas bisedave ka ardhë deri te nxitja e situatës ku janë shtyrë mes vete dhe i kanë ndarë qytetarët, unë kam shkuar e kam tërhequr familjen time, rasti është lajmëruar në Polici i kemi dhënë deklaratat e kanë quajtur si prishje e rendit public dhe sulm që ka qenë pak i vogël”, ka thënë Rrahmani
Edhe ky akuzon Ademin se për shkak të zgjedhjeve lokale ka ardhë deri te sulmi.
“Qytetarët e kanë vendimin e vetë, e japin votën ku dëshirojnë, unë jam 540 vota, ata janë 503 vota, ai e ka ndalë fitoren e PDAK sepse mi ka humbë 4 orët e fundit sepse prej 3 deri në 7 kam qenë në Polici me deklarata, në katër orët e fundit i kisha qitë ndoshta edhe 100 vota maksimumi, ata e dijnë kanë qenë krejt bashkë kundër PDAK dhe nuk kanë mundur t’a mundin PDAK-në, Qaza vetë i ka mujt”, ka theksuar Rrahmani.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, duke thënë se është cilësuar si sulm dhe personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt.