Bëhet e ditur se tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor si dhe janë shkaktuar dëme në kamionin e njërit prej të dyshuarve
Siç raportohet mosmarrëveshja ka ndodhur rreth vendosjes së një shtylle elektrike.
“Pejë 18.06.2022 – 12:26. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar për shkak të një mosmarrëveshje rreth vendosjes së një shtylle elektrike ishin përfshi në rrahje. Si pasoj e rrahjes tre prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor si dhe janë shkaktuar dëme në kamionin e njërit prej të dyshuarve. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë./Tëvë1.info/







