TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
29 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
29 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Roth në Shkup: Ndryshimet kushtetuese shpejtojnë rrugën drejt BE-së

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Roth në Shkup: Ndryshimet kushtetuese shpejtojnë rrugën drejt BE-së

Roth, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman, i ka bërë këto deklarata pas një vizite që ka realizuar më 31 gusht në Shkup.

Ndryshimet e Kushtetutës, me të cilat pakica bullgare në Maqedoninë e Veriut do të njihej si popull shtetformues, janë pjesë e dokumentit të njohur si “propozimi francez”.

Ky propozim i ka hapur rrugë fillimit formal të negociatave të anëtarësimit midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, në muajin korrik.

Megjithatë, ai është kundërshtuar nga opozita maqedonase, e cila ka thënë se minon shtetin maqedonas, dhe ka shkaktuar protesta e tensione.

Nga Qeveria në Shkup nuk japin ndonjë datë të saktë se kur mund të nisë procesi për ndryshimin e Kushtetutës, por kujtojnë se procesi i skriningut duhet të përfundojë deri në nëntor të vitit të ardhshëm.

Roth, ka thënë se ndryshimet kushtetuese nuk janë të lehta, por duhet të ndodhin me angazhimin e të gjitha subjekteve politike.

“E di që nuk është e lehtë për shumëkënd kur bëhet fjalë për ato ndryshime kushtetuese, por secili duhet ta pyesë veten – jo si mund ta ndihmojë partinë time – por si mund ta ndihmojë dhe të kontribuojë për vendin tim”, ka thënë Roth pas takimit me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski.

Ai ka siguruar qytetarët maqedonas se ndryshimi i kushtetutës dhe miratimi i propozimit francez nuk rrezikon identitetin e tyre kombëtar.

“Kjo është arsyeja pse tani është shumë e rëndësishme që edhe një herë të theksohet dhe të bëhet e qartë se BE-ja nuk është vetëm një treg i brendshëm dhe një komunitet që ka një monedhë, por është një komunitet që ka diversitet kulturor dhe gjuhësor, dhe se askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në identitetin kulturor. Asnjë marrëveshje nuk do të jetë në gjendje të ndryshojë këtë pasi ky është parimi bazë mbi të cilin është ngritur BE-ja”, ka thënë mes tjerash ai.

Sipas tij, edhe “BE-ja ka obligim të jetë më e pranishme në Maqedoninë e Veriut, të jetë më e dukshme, të angazhohet më shumë, të ofrojë perspektivë për të rinjtë, veçanërisht në këto kohë të vështira kur mund të ndjejë zhgënjim dhe frustrim me BE-në”.

Ndryshimet kushtetuese miratohen me dy të tretat e votave, apo me votat për të 80 prej 120 deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Në një prononcim javën e kaluar, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se “është shumë e vështirë të arrihet shumica e dy të tretave për ndryshimet kushtetuese në këtë përbërje parlamentare”.

Maqedonia e Veriut e ka fituar statusin e shtetit kandidat në vitin 2005, por për nisjen e bisedimeve ka pritur 17 vjet për shkak të kontesteve të pazgjidhura me shtetet fqinje – fillimisht me Greqinë për çështjen e emrit, e tani me Bullgarinë për gjuhën dhe identitetin./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Rreth 4.7 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në 6 muaj

​Rreth 4.7 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në 6 muaj

Numri i palestinezëve të vdekur nga uria në Gaza rritet në 122

Numri i palestinezëve të vdekur nga uria në Gaza rritet në 122

SHBA dhe Izraeli dënojnë planin francez për të njohur shtetin palestinez

SHBA dhe Izraeli dënojnë planin francez për të njohur shtetin palestinez

Macron rikujton zotimet e Francës dhe Gjermanisë, nëse Kosova dhe Serbia nuk “sillen me përgjegjësi”

Macron thotë se Franca do ta njeh shtetin e Palestinës

Çfarë ofron Totaj në garën për një mandat të dytë?

Çfarë ofron Totaj në garën për një mandat të dytë?

Totaj: Nëse votimi do të ishte për Limajn, do ta diskutonim

Totaj: Nëse votimi do të ishte për Limajn, do ta diskutonim

Ramabaja: Limaj e ka në dorë mbijetesën e Nismës – ky është momenti vendimtar

Ramabaja: Limaj e ka në dorë mbijetesën e Nismës – ky është momenti vendimtar

Reagon Pacolli: U kërcënova dhe u sulmova verbalisht në lokal, videoja është e manipuluar

Reagon Pacolli: U kërcënova dhe u sulmova verbalisht në lokal, videoja është e manipuluar

“Jo Haxhiut” – Rrahmani thotë se si pjesë e VV-së nuk do ta votonte për kryeparlamentare

“Jo Haxhiut” – Rrahmani thotë se si pjesë e VV-së nuk do ta votonte për kryeparlamentare

Rrahmani: Jam krenar që s’jam pjesë e këtij Kuvendi – votimi i fshehtë, absurd

Rrahmani: Jam krenar që s’jam pjesë e këtij Kuvendi – votimi i fshehtë, absurd

“Këndi i debatit”- 25.07.2025

“Këndi i debatit”- 25.07.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X