Numri i fanellës që do ta mbartë Enzo Fernandez te Chelsea tani më është zbuluar. 21-vjeçari, i cili i është bashkuar “bluve” në një marrëveshje rekord nga Benfica, do të marrë përsipër fanellën me numrin 5, të veshur më parë nga Jorginho, i cili po në këtë afat kaloi të skuadra rivale e Chelsea, Arsenal.
Numrin e fanellës së re të Fernandez u zbulua nga gazetari ekspert i merkatos, Fabrizio Romano përpara zbulimit zyrtar në stadiumin “Stamford Bridge”.
Pos Fernandezit i cili zëvendësoi numrin e fanellës që ka mbartur Jorginho, me parë edhe Michael Essien, Frank Leboeuf dhe Steve Clarke, e kanë vendosur këtë numër në karrierën e tyre te Chelsea.
Enzo Fernández has completed also the second part of medical tests after the first one in Portugal. 🔵✅🩺 #CFC
Chelsea’s official unveiling of their €121m boy is coming. pic.twitter.com/H13qckLgWw
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 1, 2023










