TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Roma dhe Juventus rivalizojnë për Xhakën

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Arsenali ia shkakton humbjen e parë në këtë sezon Tottenhamit dhe vazhdon të jetë lider i Premier Leagues

 

Granit Xhaka është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer, më e mira në karrierën e tij deri më tani.

Mesfushori shqiptar është lojtari kryesor i Arsenalit këtë edicion dhe natyrisht edhe lideri i londinezëve.

30-vjeçari ka zhvilluar 16 ndeshje me londinezët ku ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në tre të tjerë, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon. Shumë ekspertë të futbollit, ish-futbollistë apo trajnerë në Angli kanë thënë se Xhaka është më meritori që Arsenali po kalon nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion.

Por Topçinjtë duhet të kenë kujdes, pasi dy gjigantët italianë Roma dhe Juventus janë rikthyer në garë për Xhakën.

 

Ka qenë mediumi italian SportMediaset që ka raportuar se Juventus dhe Roma janë duke përcjellë Xhakën dhe mund të dalin me oferta në drejtim të Arsenalit në janar.

Në fakt dy klubet italiane edhe në verë u interesuan për Xhakën me Jose Mourinhon që këmbënguli për transferimin e prishtinasit, por hasi në rezistencë të fortë nga Topçinjtë.

 

Vështirë se Arsenali do të pranonte largimin e mesfushorit qendror, pasi drejtuesit e klubit po mendojnë t’i ofrojnë kontratë të re Granitit.

Kontrata aktuale e Xhakës me Arsenalin skadon në verën e vitit 2024, derisa drejtuesit e klubit synojnë që t’ia vazhdojnë atij deri në verën e vitit 2026 ku do të ketë edhe një rritje të ndjeshme të pagës.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Peja prezanton amerikanin Williams

Peja prezanton amerikanin Williams

Shkëndija bie nga Liga e Konferencës

Shkëndija bie nga Liga e Konferencës

Drita eliminohet nga Celje

Drita eliminohet nga Celje

Boksierja Sadiku fiton meçin tjetër në Bullgari

Boksierja Sadiku fiton meçin tjetër në Bullgari

Krasniqi: PDK e LDK iu ofruan Kurtit, do t’i shkojnë në seancën për presidentin

Krasniqi: PDK e LDK iu ofruan Kurtit, do t’i shkojnë në seancën për presidentin

“Këndi i Debatit” 26.02.2026

“Këndi i Debatit” 26.02.2026

Përfundon raundi i tretë i bisedimeve indirekte bërthamore Iran-SHBA në Gjenevë

Përfundon raundi i tretë i bisedimeve indirekte bërthamore Iran-SHBA në Gjenevë

Peja prezanton amerikanin Williams

Peja prezanton amerikanin Williams

Shkëndija bie nga Liga e Konferencës

Shkëndija bie nga Liga e Konferencës

Drita eliminohet nga Celje

Drita eliminohet nga Celje

Rasti “PIKA”, publikohen pamjet ku shihen policët duke marrë ryshfet

Rasti “PIKA”, publikohen pamjet ku shihen policët duke marrë ryshfet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën