TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Roli i Lajçak për disbursimin e mjeteve nga Plani i Rritjes së BE-së për Kosovën, Bislimi jep detaje

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Bislimi: Do të punojmë drejt anëtarësimit dhe integrimit të plotë në NATO

Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se progresi në dialog nuk varet nga Kosova por nga destruktiviteti i Serbisë.

Sipas tij, situata tash është e komplikuar për shkak se disbursimi i mjeteve nga Fondi i Rritjes së BE-së për Kosovën dhe Serbinë do varet nga vlerësimi i emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak për konstruktivitetin e palëve. Ai thotë se ky konstruktivitet do të varet se në ç’masë palët e pranojnë planin e sekuencimit si bazë.

“Nuk e di. Kjo nuk është varur asnjëherë prej Kosovës, por nga destruktiviteti i Serbisë. Serbia në vazhdimësi e ka kundërshtuar zbatimin e marrëveshjes bazike duke pretenduar se nuk ka marrëveshje. Situata tash është pak më e komplikuar për arsye se si parakusht dhe për disbursimin e pjesës së parë nga Fondi i Rritjes që pritet të bëhen në korrik është një vlerësim i Lajçak për konstruktivitetin e palëve. Ky konstruktivitet do të varet nga në ç’masë palët e pranojnë planin e sekuencimit si bazë. Serbia do të ketë sfidë të thotë se unë e pranoj një plan të sekuencimit për një marrëveshje të cilën nuk e njoh dhe nuk ekziston. Serbia do të detyrohet të pranojë se ka një marrëveshje me Kosovën dhe duhet të zbatojë të njëjtën”, tha Bislimi.

Ai shtoi se Lajçak nuk mund të bllokojë fondet për Kosovën, por vetëm do të raportojë për konstruktivitetin e palëve.

“Lajcak nuk vendos për fonde por raporton për konstruktivitein e palëve. Raport ky që përdorët nga komisioni nëse duhet të disbursohen mjetet apo jo”, theksoi Bislimi.

Krahas kësaj, zëvendëskryeministri tha se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më parë dhe se të njëjtat kanë qenë të padrejta.

Ai theksoi Asociacioni nuk ka qenë kusht për heqjen e masave.

“Masat janë shumë specifike, janë të caktuara. Është deklarata e zotëri Borrell më 3 qershor 2023 dhe aty nuk përmendet Asociacioni. Këto janë spekulime…Ka interesa të ndryshme të vendeve anëtare, jo të gjitha shtyjnë përpara interesa të BE-së dhe Kosovës po ka aty që favorizojnë disa kërkesa të Serbisë. Besojnë se në këtë mënyrë mund të tërheqin Serbinë drejt perëndimit”, deklaroi Bislimi.

Bislimi këto komente i bëri pasi raportoi në Komisionin për Integrime Evropiane./kp/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: Abdixhiku duhet ta japë dorëheqjen vetë, jo përmes Kuvendit dhe Kryesisë

Maloku: Abdixhiku duhet ta japë dorëheqjen vetë, jo përmes Kuvendit dhe Kryesisë

Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

Rinumërimi i votave mund të zgjasë nga 12 deri në 14 ditë

Cakolli: Manipulim industrial i votave në disa vendvotime

Cakolli: Manipulim industrial i votave në disa vendvotime

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Torino eliminon Romën nga Kupa e Italisë

Torino eliminon Romën nga Kupa e Italisë

“Info Nata”- 13.01.2026

“Info Nata”- 13.01.2026

City fiton ndaj Newcastlet

City fiton ndaj Newcastlet

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën