Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka shprehur mbështetje për propozimin evropian.
Sipas tij, kjo marrëveshje është thelbësore për të ecur përpara në rrugën evropiane, përcjell teve1.info
“Gjithashtu mbështetje e plotë për propozimin e BE-së nga Parlamenti Evropian!Marrëveshja për zbatimin e aneksit nga Kosova dhe Serbia më 18 mars në Ohër është thelbësore për të ecur përpara në rrugën evropiane”, ka shkruar ai në Twitter.
Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia janë pajtuar për përmbajtjen e Propozimit evropian, sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian. Diskutimet janë duke vazhduar për planin e zbatimit, për çka kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen më 18 mars në Ohër. /Teve1.info/
Also full support for the 🇪🇺 proposal from the 🇪🇺 Parliament!
Agreement on implementing the annex by 🇽🇰 and 🇷🇸 on the 18th in Ohrid now is essential to move forward on the European path. https://t.co/EshpNJqUle— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) March 15, 2023