TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Rohde: Përparimi në dialog, e vetmja rrugë drejt BE-së

by teve1
1 vit ago
1
A A
​Rohde: Përparimi në dialog, e vetmja rrugë drejt BE-së

Përparimi i mëtejshëm në dialog është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë drejt Bashkimit Evropian, ka thënë ambasadori gjerman, Jorn Rohde. Ai ka theksuar se vetëm vendet që e njohin njëra-tjetrën mund t’i bashkohen BE-së.

Rohde ka folur për konkluzionet e fundit të Këshillit të BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërkohë që ka nënvizuar se pajtueshmëria e plotë me të gjitha marrëveshjet e bëra është në interesin e vërtetë të të të dyja vendeve, Kosovës dhe Serbisë.

“Në të kaluarën, dialogu solli rezultate thelbësore. Që nga viti 2011, më shumë se 30 marrëveshje janë arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe shumë prej tyre janë zbatuar gjithashtu. Përparimi i mëtejshëm në dialog është e vetmja rrugë përpara drejt rrugës së ardhshme të Kosovës dhe Serbisë drejt Bashkimit Evropian. Kjo u bë e qartë edhe nga Këshilli Evropian në takimin e tij më 17 dhjetor 2024, nga presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, komisionarja e re e zgjerimit Marta Kos si dhe nga përfaqësuesja e re e lartë, Kaja Kallas”, ka deklaruar ai në një intervistë për KosovaPress.

Qeveria e Kosovës nuk e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e asociacionit të hartuar nga BE-ja. Porse, ambasadori gjerman në Kosovë ka thënë se Draft-statuti duhet të përcillet në Kushtetuese sa më parë.

“Draft-statuti është një dokument i miratuar nga e gjithë BE-27 për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit dhe për të vazhduar me procesin e Normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kujtojmë konkluzionet e fundit të Këshillit të BE-së: Drafti duhet të përcillet në Gjykatën Kushtetuese pa vonesa të mëtejshme.”

Serbia nuk po i përmbush obligimet e saj në dialog, ndërkohë që ka miratuar dy projektligje që cenojnë sovranitetin e Kosovës. Projektligji për juridiksion gjyqësor në Kosovë dhe tjetri për shpalljen e Kosovës “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”, janë dy projektligjet për të cilat Gjermania ka deklaruar se shkelin qartazi detyrimet e Serbisë nga dialogu me Kosovën në Bruksel.

“Ministria e Jashtme e Gjermanisë e ka bërë të qartë publikisht se Serbia me këtë qartazi shkel detyrimet e saj në dialog. Në përgjithësi, as Kosova dhe as Serbia nuk janë duke respektuar plotësisht marrëveshjet e tyre përkatëse të dialogut, duke penguar kështu rrugën e tyre të mëtejshme drejt Bashkimit Evropian. Pajtueshmëria e plotë me të gjitha marrëveshjet e bëra është në interesin e vërtetë të të dy vendeve.”

Ai ka treguar se kur pritet të shqyrtohet kërkesa e Kosovës për statusin kandidat për anëtarësim në BE.

“U takon shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të ftojnë Komisionin e BE-së që të përpunojë më tej kërkesën për anëtarësim të Kosovës. Në këtë drejtim, përparimi thelbësor në Dialogun e Normalizimit të lehtësuar nga BE-ja është vendimtar për të bindur ato shtete anëtare që nuk e njohin që ende hezitojnë. Siç kam nënvizuar në një intervistë të mëparshme: Përderisa nuk shohim përparim, aplikimi i Kosovës për anëtarësim për fat të keq mbetet ‘i ngrirë në inbox’. Kancelari Scholz e bëri të qartë gjatë vizitës së tij në Prishtinë dhe Beograd në vitin 2022: Në terma afatgjatë, vetëm vendet që e njohin njëri-tjetrin mund t’i bashkohen Bashkimit Evropian”, ka theksuar ambasadori gjerman.

Sa i përket situatës së sigurisë në vend, ambasadori Rohde ka thënë se ka potencial për të eskaluar.

Pas sulmit terrorist në Ibër-Lepenc institucionet e Kosovës paralajmëruan se ka rrezik për përsëritje të akteve të tilla.

Sipas ambasadorit gjerman, vetëm zgjidhjet politike garantojnë mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt në vend.

“Ndaj vlerësimin e komandantit të KFOR-it se situata e sigurisë në Kosovë është e brishtë me potencial për të eskaluar. Gjermania ka treguar gatishmërinë e saj për të kontribuar për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të sigurt në vend duke katërfishuar kontingjentin gjerman të KFOR-it në fillim të këtij viti. Megjithatë, në fund të fundit vetëm zgjidhjet politike do të garantojnë një mjedis të qëndrueshëm të sigurt dhe stabil. Ne kemi nevojë për përparim thelbësor në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.”

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mustafa: Në QKUK mungojnë stentat, Kurti merret me plane për zgjedhje

Mustafa: Në QKUK mungojnë stentat, Kurti merret me plane për zgjedhje

Kosova shpëtoi boshnjakët nga Lindja e Mesme, shteti i tyre i braktisi: Kosova e tregon si funksionon një shtet – Bosnja dështoi

Kosova shpëtoi boshnjakët nga Lindja e Mesme, shteti i tyre i braktisi: Kosova e tregon si funksionon një shtet – Bosnja dështoi

Ende asnjë i dënuar  – 22 vjet nga mbytja e tre fëmijëve në Lumin Ibër

Ende asnjë i dënuar – 22 vjet nga mbytja e tre fëmijëve në Lumin Ibër

Hyn në fuqi Ligji për të Huajt- Serbët thonë se kanë paqartësi për procedurat

14 vjeçarja mposhtë leukeminë – Eljonisa Krasniqi bashkohet me familjen

14 vjeçarja mposhtë leukeminë – Eljonisa Krasniqi bashkohet me familjen

Bashkëvendësit krenarë me Luana Bajramin pas suksesit në Oscar

Bashkëvendësit krenarë me Luana Bajramin pas suksesit në Oscar

“Mobileje, inventar shtëpiak..”  Kryeqyteti bëhet më deponi zyrtare për mbeturinat inerte  dhe vëllimore

“Mobileje, inventar shtëpiak..” Kryeqyteti bëhet më deponi zyrtare për mbeturinat inerte dhe vëllimore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën