Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shkruar se shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka të drejtë pas kërkesës ndaj institucioneve të vendit që ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rohde ka thënë se të gjithë miqtë dhe partnerët janë duke i bërë thirrje Kosovës për zbatimin e këtij vendimi.
“Gjenerali Barbano ka 100% të drejtë. Të gjithë miqtë dhe partnerët i bëjnë thirrje Kosovës: Vetëm bëjeni”, shkroi Rohde.
Ndërsa, shefi i EULEX-it gjatë ditës tha se vendimi i vitit 2016 për Manastirin e Deçanit është i detyrueshëm për të gjithë personat dhe institucionet, pa përjashtim.