TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rohde: E paimagjinueshme që NATO në Kosovë të sulmohet

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Rohde: E paimagjinueshme që NATO në Kosovë të sulmohet

Ditë më parë kryeministri, Albin Kurti kishe deklaruar se ekzistojnë grupe sikurse ato në Banjskë të cilat po përgatiten në Serbi, për ndonjë sulm të ri ndaj Kosovës.

E për këtë çështje, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde tha se ekzitojnë spekulime të tilla për të cilat tha se presidenti rus, Vladimir Putin mundohet të krijojë problem kudo që mundet.

“Dëgjo, ka shumë spekulime… besoj se Putini mundohet të krijojë probleme kudo që mundet, për të larguar vëmendjen nga vrasjet dhe agresioni vrastar dhe kriminal  në Ukrainë. Por ne kemi reaguar. NATO ka reaguar duke e forcuar sigurinë pa e ndryshuar status quo-në…”, tha ambasadori gjerman në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Por që Rohde e sheh si të paimagjinueshme që NATO të sulmohet në Kosovë. Duke theksuar se Gjermania do të dërgojë edhe një grup ushtarësh në Kosovë.

“NATO-ja është reaguesja e tretë me radhë, siç kemi mundur ta shohim në Banjskë, Policia e Kosovës është monituruar nga EULEX-i dhe KFORI dhe KFOR-i ishte në gatishmëri të plotë për të menaxhuar situatën, të cilën e  lavdëruam  publikisht qeverinë e Kosovës dhe policinë për profesionalizimin e tyre gjatë reagimit ndaj këtyre sulmeve terroriste. Edhe ju e përmendët, nuk pati vetëm trupa rezervë, Gjermania do të dërgojë edhe një grup ushtarësh në Kosovë dhe për mua është e paimagjinueshme që NATO të sulmohet në Kosovë. Por siguria duhet të plotësohet edhe me një proces politik aktiv. E përsëris, pasi që jam ambasador në Kosovë, adresaime kryesore është  qeveria kosovare. Dhe ne tani po avokojmë t’i bindim ata, që ne jemi partnerët tuaj dhe ju lutem keni besim në ne.  Nuk mund ta themi se sa shpesh Gjermania është angazhuar, qoftë në  procesin e liberalizimit të vizave, qoftë në anëtarësimin në Këshillin e Evropës, në propozimin franko-gjerman, apo që këshilltarët specialë të vijnë këtu”, deklaroi Rohde.

Derisa ritheksoi se Kosova duhet t’i përmbushë detyrat ligjore një prej të cilave është edhe krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në mënyrë që të anëtarësohet me të drejta të plota në NATO dhe KiE.

“Ne jemi parter i juaji dhe ne duam që ju të bëheni anëtar me të drejta të plota i komunitetit ndërkombëtar, dmth strukturave evropiane , NATO-s, Këshillit të Evropës. Por ju duhet t’i kryeni detyrat tuaja dhe njëra nga to është AKSHS-ja”, shtoi Rohde në Tëvë1.

Ndryshe, përveç paralajmërimeve të kryeministrit Kurti edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kishte thënë se kanë informacione për grupe të cilat mund ta sulmojnë Kosovën në të ardhmen.

Konjufca madje kishte deklaruar që institucionet e sigurisë në Kosovë, vazhdimisht janë duke u përgatitur që një gjë e tillë të mos ndodhë.

“Ne nuk kemi kohë t`i dëgjojmë premtimet e kota të Vuçiq se është paqësor. Ne jemi duke u përgatitur si Republikë dhe si Polici e Kosovës për sulme të mundshme të ardhshme. Ministri i Punëve të Brendshme (Xhela Sveçla), dje tha që kanë informata dhe nga inteligjenca që grupe po ushtrojnë atje, tjera që mund ta sulmojnë Kosovën”.

Teksa njohësit e politikës në vend thonë se mesazhet e kryeministrit Albin Kurti, që paralajmërojnë për rrezikun nga sulmet terroriste serbe, janë shqetësime reale dhe të qëlluara, pasi sipas tyre, instrumentalizomi i serbëve të Kosovës është një politikë e vjetër e Serbisë. Ata thonë se ka rrezik që grupet terroriste të sponsorizohet edhe nga Rusia e vende të tjera./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Kosova më e sigurt kur Amerikën e ka përkrah

Osmani: Kosova më e sigurt kur Amerikën e ka përkrah

Baker pritet me nderime shtetërore nga Maqedonci

Baker pritet me nderime shtetërore nga Maqedonci

Deputeti Adem Hoxha, bashkëshortja dhe vajza e mitur sulmohen fizikisht në Dragash

Deputeti Adem Hoxha, bashkëshortja dhe vajza e mitur sulmohen fizikisht në Dragash

Osmani pret në Presidencë David Baker

Osmani pret në Presidencë David Baker

Shtatë palestinezë të tjerë vdesin nga uria në Gaza

Shtatë palestinezë të tjerë vdesin nga uria në Gaza

Osmani: Kosova më e sigurt kur Amerikën e ka përkrah

Osmani: Kosova më e sigurt kur Amerikën e ka përkrah

Baker pritet me nderime shtetërore nga Maqedonci

Baker pritet me nderime shtetërore nga Maqedonci

Deputeti Adem Hoxha, bashkëshortja dhe vajza e mitur sulmohen fizikisht në Dragash

Deputeti Adem Hoxha, bashkëshortja dhe vajza e mitur sulmohen fizikisht në Dragash

Osmani pret në Presidencë David Baker

Osmani pret në Presidencë David Baker

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Sulmohen dy policë në Viti, reagon sindikata

Në Prishtinë do të mbahet marsh paqësor në mbështetje për Gazën

Në Prishtinë do të mbahet marsh paqësor në mbështetje për Gazën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X