TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rizvanolli: Dialogu me Serbinë nuk është në top-listën e problemeve tona

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Rizvanolli fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë në pozitat e hapura për Drejtorë të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike

Artane Rizvanolli

Në një intervistë për DW, Rizvanolli ka folur për energjinë elektrike si dhe për dialogun me Serbinë, ku tha se dialogu nuk është në top-listën e problemeve tona.

Zonja ministre, ju morët pjesë këtë javë në Dialogun për Energjinë në Berlin. Ishte hera e parë që ju merrnit pjesë dhe menjëherë morët edhe një lëvdatë personale nga ministrja Baerbock. E prisnit?

Artane Rizvanolli: Ishte befasi, në fakt. Kosova ishte i vetmi shtet, të cilin ajo e përmendi në mënyrë të posaçme: Investimin në Kosovë, që ishte investimi më i madh nga paslufta në sektorin e energjisë, nga një konsorcium gjermano-izraelito kosovar, mirëseardhjen që më është shprehur mua si ministre e Kosovës dhe thirrjen që e bëri për ekspertët dhe investitorët që ishin aty në sallë nga mbi 50 vende të botës që të ndihmonin Kosovën në tranzicionin e saj energjetik dhe në fushën e sigurisë. Ishte me të vërtetë kënaqësi dhe nder, që Kosova ishte në fokus kryesor, të themi, në fjalimin e ministres Baerbock.

Bota aktualisht po përballet me një krizë energjetike. Sa e prekur është Kosova prej saj dhe sa e përgatitur për ta përballuar?

Ne kemi një fat në fatkeqësi, që nuk e përdorim gazin. Nga ana tjetër, si shtet përballemi me këtë krizë të paprecedentë në një kohë, kur për 40 vite nuk kemi pasur investime serioze në sektorin e energjisë. Për sigurinë tone të furnizimit ne duhet të bazohemi në termocentrale 40 dhe 60 vite të vjetra, të cilat sigurisht në çdo moment mund të kenë prishje të paparashikuara, të cilat na kushtojnë shumë.

Dhe kjo nuk është një gjë që mund të rregullohet brenda natës. Mirëpo ajo çfarë është me rëndësi është që ne e kemi një vizion të qartë për atë ku do të shkojmë. Për herë të parë strategjia jonë e energjisë synon dekarbonizimin deri në vitin 2050, në linjë me agjendën e gjelbër evropiane dhe për herë të parë ne marrim parasysh edhe ndikimin e taksës së karbonit në implikimin në tregun evropian dhe implikimet që ai do t’i ketë për sektorin energjetik të Kosovës. Synojmë të jemi ambiciozë, përsa i përket burimeve të ripërtërishme të energjisë, fushë për të cilën edhe shteti gjerman ka shumë interesim të na ndihmojë.

Çfarë ndihme prisni ju nga shteti gjerman?

Ne kemi nevojë si për invesetime, si për ekspertizë dhe kjo ishte edhe ajo që ministrja Baerbock e shprehu në fjalimin e saj hyrës. Gjithashtu në fushën e energjisë kemi nevojë për përkrahje teknike dhe përkrahje financiare. Gjermania ka qenë kyç në tranzicionin energjetik. Projektet kryesore që i kemi, duke filluar më herët në Parkun Selac, të cilën zonja Baerbock bashkë me kryeministrin Kurti inaguruan para një muaji, kemi projektin e sapofilluar me qeverinë gjermane dhe bankën gjermane KFW për ngrohje qendrore solare në qytetin e Prishtinës, i cili do të bëjë gjenerimin e energjisë për ngrohje nga energjia solare, mirëpo edhe zgjerimin e rrjetit, duke pasur kështu 12 mijë familje përfituese nga ky projekt. Gjithashtu po afër lokacionit të këtij projekti, në tokën që është në pronësi të KEK-ut, do të ndërtohet parku i parë solar në Kosovë. Kështu, që brenda dy ose tri-katër vitesh, ne do të kemi projektet e para në pronësi publike nga burime të ripërtërishme të energjisë. Dhe besoj që do të arrijmë ta plotësojmë dëshriën e zonjës Baerbock, që në vizitën e saj të ardhshme të inagurojmë një investim të përbashkët kosovaro-gjerman.

Cili është përfitimi ekonomik që mund të ketë Kosova nga dialogu, pra, nga normalizimi sa më i shpejtë i marrëdhënieve me Serbinë.

Sigurisht që ka aspekte që mund ta lehtësojnë jetën tonë, por dialogu me Serbinë nuk është në top-listën e problemeve tona, ose më saktë zgjidhjeve tona. Sigurisht që kemi problemin e energjisë në veri, të cilin e kemi tash e 23 vjet, e për të cilin jemi duke punuar. Presim rezultatet e dialogut në këtë aspekt. Ne si shtet i Kosovës kemi bërë maksimumin. Shfrytëzoj rastin të falenderoj edhe Rregullatorin e Energjisë si edhe disa ekspertë nga Kosova dhe diaspora, të cilët i kemi konsultuar gjatë këtyre negociatave, të cilët kanë qenë shumë këmbëngulës në ruajtjen e interesit të shtetit të Kosovës në mënyrë shumë konstruktive, gjë që është njohur edhe nga ana e BE-së dhe tani presim të shohim edhe sesi do të zhvillohet më tej.

Në panelin ku morët pjesë ju në Dalogun për transformimin energjetik. ju folët për poliitikat gjinore. Cila është lidhja mes politikës feministe apo gjinore (gender) dhe ekonomisë energjetike?

Në fakt është një temë e re në të cilën, jo vetëm ne, si Kosovë, por edhe shtetet e tjera në mbarë globin kanë filluar të vetëdijësohen kohët e fundit. Për shembull, një aspekt, është që grate janë konsumatoret kryesore të energjisë dhe disproporcionalisht e mbajnë barrën e punëve të shtëpisë. Dhe ato marrin shumë vendime në mënyrën e konsumit të energjisë. Por janë të nënpërfaqësuara në sektorin e energjisë. Në Kosovë kemi përfaqësim të grave sa gjysma e mesatares globale. Dhe kjo është diçka, të cilën synojmë ta ndryshojmë dhe me të cilën po merremi vitet e fundit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ramabaja: Strukturat mafioze brenda partive po shkatërrojnë demokracinë

Ramabaja: Strukturat mafioze brenda partive po shkatërrojnë demokracinë

Bislimi: Projektligji për Luginën në Kongresin amerikan tregon qasje më strikte të SHBA-ve ndaj Serbisë

Bislimi: Projektligji për Luginën në Kongresin amerikan tregon qasje më strikte të SHBA-ve ndaj Serbisë

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Kurti dhe Hargreaves diskutojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Kurti dhe Hargreaves diskutojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Ramabaja: Strukturat mafioze brenda partive po shkatërrojnë demokracinë

Ramabaja: Strukturat mafioze brenda partive po shkatërrojnë demokracinë

Bislimi: Projektligji për Luginën në Kongresin amerikan tregon qasje më strikte të SHBA-ve ndaj Serbisë

Bislimi: Projektligji për Luginën në Kongresin amerikan tregon qasje më strikte të SHBA-ve ndaj Serbisë

Emisioni “Info Nata” 26.01.2026

Emisioni “Info Nata” 26.01.2026

Pas aksidentit tragjik, Spanja ul kufirin e shpejtësisë së trenave

Pas aksidentit tragjik, Spanja ul kufirin e shpejtësisë së trenave

89 persona mbetën të plagosur pasi u goditën nga rrufeja në Brazil

89 persona mbetën të plagosur pasi u goditën nga rrufeja në Brazil

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Kurti dhe Hargreaves diskutojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Kurti dhe Hargreaves diskutojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën