TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rizvanolli: Asnjë institucion paralel i Serbisë nuk ka vend në Kosovë

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Rizvanolli: Asnjë institucion paralel i Serbisë nuk ka vend në Kosovë

Ministrja në detyrë Artane Rizvanolli ka reaguar pas mbylljes së kompanisë paralele të ujësjellësit dhe mbeturinave në Shtërpcë.

Rizvanolli ka deklaruar se asnjë institucion paralel i Serbisë nuk ka vend në Kosovë.

Ajo ka shtuar se institucionet paralele që veprojnë nën direktiva të Beogradit nuk kanë vend në territorin e Kosovës.

“Asnjë institucion paralel i Serbisë nuk ka vend në Republikën e Kosovës. Asnjë paralelizëm i institucioneve tona e nën direktivat e Beogradit brenda territorit të vendit tonë nuk do të funksionojë në asnjë formë. Pas kërkesës së Njësisë së Mbikqyrjes së Ndërmarrjeve Publike drejtuar Policisë së Kosovës, sot është mbyllur kompania paralele e Serbisë e ujësjellësit dhe mbeturinave “Novo Javno Preduzece” e cila ka funksionuar në Shtërpcë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Tutje ajo ka thënë se Ministria e Ekonomisë sipas mandatit dhe mekanizmave të saj është në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe në mbarë territorin e Kosovës dhe në këtë drejtim sipas saj do të punojnë në vazhdimësi dhe pa u ndalur.

“Ministria e Ekonomisë sipas mandatit dhe mekanizmave të saj është në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe në mbarë territorin e Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim do të punojmë në vazhdimësi dhe pa u ndalur.Falënderoj Policinë e Kosovës për mbështetjen dhe njëherit kërkoj nga ta dhe nga Prokuroria hetime të menjëhershme mbi dëmet dhe përfitimet që janë sjellë nga veprimtaria e jashtëligjshme e këtij institucioni paralel të Serbisë”, ka shtuar tutje.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se pas kërkesës së pranuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe në koordinim me institucionet përkatëse, të mërkurën ka asistuar në inspektimin dhe mbylljen e një institucioni paralel të Serbisë i cili ka operuar në komunën e Shtërpcës, saktësisht të kompanisë së ujësjellësit dhe mbeturinave e cila ka funksionuar nën juridiksionin e Serbisë.

“Policia e Kosovës, pas kërkesës së pranuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe në koordinim me institucionet përkatëse, ka asistuar sot në inspektimin dhe mbylljen e një institucioni paralel të Serbisë i cili ka operuar në komunën e Shtërpcës, saktësisht të kompanisë së ujësjellësit dhe mbeturinave e cila ka funksionuar nën juridiksionin e Serbisë. Policia e Kosovës me njësitë relevante policore dhe në koordinim me autoritetet përkatëse, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në raport me aktivitetin e jashtëligjshëm të kësaj ndërmarrje. Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saj, me qëllim të garantimit të sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe respektimit të kushtetutshmërisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Mbyllet kompania paralele e ujësjellësit dhe mbeturinave në Shtërpcë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla derisa ka shpërndarë njoftimin e ministres Rizvanolli ka përsëritur se asnjë institucion paralel i Serbisë nuk ka vend në Republikën e Kosovës.

“Asnjë institucion paralel i Serbisë nuk ka vend në Republikën e Kosovës. Asnjë paralelizëm i institucioneve tona e nën direktivat e Beogradit brenda territorit të vendit tonë nuk do të funksionojë në asnjë formë”, ka shkruar ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haliti: Kontrata Kolektive ka bankrotu komunat, e ftoj Muratin në debat

Arrestohet i dyshuari që kanosi kryetarin e Vitisë, Sokol Halitin

Policia në Pejë sekuestron armë zjarri dhe substancë të dyshuar narkotike, arrestohet një i dyshuar

Policia në Pejë sekuestron armë zjarri dhe substancë të dyshuar narkotike, arrestohet një i dyshuar

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot me vranësira e diell gjatë javës së ardhshme

Policia gjen armë në veturën e të dyshuarit që kishte shkaktuar aksident dhe ikur nga vendi i ngjarjes

Kosova e përmbyll Kampionatin Ballkanik të Karatesë me 10 medalje

Kosova e përmbyll Kampionatin Ballkanik të Karatesë me 10 medalje

Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë

Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë

Aksident hekurudhor në Egjipt, përplasen dy trena, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur

Aksident hekurudhor në Egjipt, përplasen dy trena, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën