Të premten në varrezat e martirëve në Rahovec është bërë rivarrimi i eshtrave të Elhami Tahiragës, i cili u vra nga sulmet serbe në korrik të vitit 1998.
Sipas njoftimit të Komunës së Rahovecit, identifikimi i eshtrave të të ndjerit është bërë përmes analizave të AND-së nga institute përkatës.
Ndryshe, ceremoninë e rivarrimit e ka organizuar Komuna e Rahovecit dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur./teve1.info/