TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rivalet që u bashkuan, kush më kë lidhi koalicion për zgjedhjet lokale në Kosovë?

Kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri tek mbajtja e zgjedhjeve lokale në vend. Shumë parti kanë zyrtarizuar koalicionet parazgjedhore. Kronika në vazhdim sjellë detaje se kush me kë ka lidhur marrëveshje politike për të fituar balotazhin e 9 nëntorit.

by Doresa Geci
3 orë ago
0 0
A A

Para 6 tetorit ishin rivalë.

Por, shkuarja në balotazh ka bërë që shumë kandidat për kryetar të komunave  që ishin në garë me njëri-tjetrin të kenë marrëveshje politike.

Bekë Berisha i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës gjatë fushatës zgjedhore kishte kritikuar ashpër Përparim Ramën.

Por ai ka zyrtarizuar koalicionin me Lidhjen Demokratike kundër Hajrullah Çekut të Lëvizjes Vetëvendosjes.

E në kryeqytetet marrëveshje Vetëvendosje ka bërë me lëvizjen qytetare “Prishtina në dorën tënde”.

Partia Demokratike e Kosovës zyrtarisht nuk ka bërë të ditur se me cilën parti do të bëjnë marrëveshje, por deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ditë me parë publikisht kishte deklaruar se vota e tij do të shkojë për Ramën e LDK-së.

Nga PDK nuk i kanë kthyer përgjigje televizionit se cilën parti do të përkrahë në kryeqytet.

Tëvë 1, ka pyetur edhe Endrit Zabërgjen e NISMA-së për rreshtimin e tij politik  në kryeqytet por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

E PDK dhe LDK  janë bërë bashkë në Prizren, ku atje në balotazh janë Shaqir Totaj i PDK-së e Artan Abrashi i Vetëvendosjes.

Ndërsa Vetëvendosje ka nënshkruar koalicion me Bashkimin Demokratike të Zafir Berishës , AAK-në  dhe me parti të komuniteteve të udhëhequr nga Emilja Rexhepi, Albert Kinolli dhe Erxhan Galushi.

Madje Berisha në një përgjigje me shkrim për tëvë 1, ka treguar arsyet e bashkëpunimit me Vetëvendosjen

“Koalicioni ynë për mbështetje të Artanit në balotazh është një përpjekje parimore e BD-së dhe e imja për të penguar që Prizreni të bjerë në duart e hajdutëve të rinj e të vjetër të PDK-së dhe LDK-së, të cilët kanë bërë një koalicion biznesor, e jo politik apo partiak, për interesat e tyre në Prizren. I njoh mirë të dy “shkollat” politike, të cilat në mënyrë të fshehtë bashkëpunojnë që nga viti 2009 për interesa të njësive parapolitike të këtyre dy partive. Marrëveshja legale më në fund pas 15 vitesh bashkëpunim nën tavolinë, duhet të ndalet më 9 nëntor”, ka thënë Berisha .

Garë e fortë është edhe në Mitrovicë, ku Faton Peci i cili garon në Listën e Vetëvendosjes e Arian Tahiri i PDK-së kanë vetëm 122 vota diferencë.

Këtu PDK ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me LDK, AAK, AKR dhe Partinë Demokratike Turke të Kosovës për ta mundur Pecin.

Kurse në Vushtrri, LDK i ka dalë në mbështetje LVV-së, edhe pse ky koalicion nuk e kishte pajtimin e kryesisë së LDK-së.

E LDK ka bërë koalicion me PDK-Në, Nismën dhe PLE-në për të fituar Fushë Kosovës, kurse Lëvizja Vetëvendosje në këtë komunë është bashkuar me AAK-në.

AAK-së ftesë për bashkëpunim i ka dërguar Vetëvendosja edhe në Pejë. Por kjo ftesë nuk është pranuar ende zyrtarisht.

“Nuk kemi pranuar ndonjë përgjigje zyrtare, kështu me disa prej strukturave të tyre jemi në kontakt dhe kanë shprehur gatishmëri me u rreshtu për ndryshimin e qeverisjes që është tash e 12 vite”, ka thënë Kelmendi.

Por ndonëse në Pejë nuk ka zyrtarisht marrëveshje, një e tillë me Vetëvendosje është arritur në Junik ndërmjet AAK dhe LVV-së.

Ndërsa Lidhja Demokratike në Junik ka pasur koalicion me PDK-në që nga raundi i parë.

PDK ka koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje në qytetin e Dragashit, poashtu edhe me VAKAT-in dhe kandidatin e pavarur Nexhemedin Sejdilar. Kurse LDK është në koalicion që nga raundi i parë me  SDU-në e Duda Baljes.

Përveç në Pejë, koalicionet nuk janë zyrtarizuar as në Gjakovë, Klinë, Suharekë, Rahovec, Viti, e Kaçanik.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ramabaja: Mundësi që LVV ta propozojë sërish Kurtin për mandatar – zgjedhjet mund të jenë të pashmangshme

Ramabaja: Mundësi që LVV ta propozojë sërish Kurtin për mandatar – zgjedhjet mund të jenë të pashmangshme

Hoxha për rrëmbimin në Leposaviq: Serbia po përgatit skenarë të rinj sapo kryetarët serbë marrin pushtetin në veri

Hoxha për rrëmbimin në Leposaviq: Serbia po përgatit skenarë të rinj sapo kryetarët serbë marrin pushtetin në veri

KFOR reagon për rrëmbimin e qytetarit serb në Leposaviq: Jemi në dijeni të rastit në Leposaviq, situata në kufi e qetë

KFOR reagon për rrëmbimin e qytetarit serb në Leposaviq: Jemi në dijeni të rastit në Leposaviq, situata në kufi e qetë

Krasniqi: Më 9 nëntor, mitrovicasit votojnë për zhvillim e besim

Krasniqi: Më 9 nëntor, mitrovicasit votojnë për zhvillim e besim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën