TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rinumërimi ndryshon votat – Kush sa vota mori?

Rinumërimi ka ndryshuar renditjen e kandidatëve për deputetë të të gjitha subjekteve politike. Disa prej tyre kanë marrë më pak e të tjerëve më shumë i janë shtuar ato vota. Nga Instituti Demokratik i Kosovës tregojnë afatet se sa mund të zgjasë ky trend dhe deri kur mund të shtyhet certifikimi i rezultateve.

by Fetije Kamberi
58 minuta ago
0 0
A A

Punën si komisionerë po e vazhdojnë për rinumërim.

Kjo pasi në dhjetë komuna të Kosovës ka rinumërim të plotë të votave për kandidatët për deputetë.

264 vota më pak se numërimi fillestar ka Ejup Maqedonci nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pas tij, më pak është renditur Vendenis Lahu nga kjo parti me 243 vota dhe Filiz Mustafa me 229.

Rritje të votave ka pasur te bashkë-partiakët e tjerë.

52 vota më shumë kanë shkuar për kandidatin për deputet, Driton Hyseni, i dyti Alban Bajrami me 40 vota plus dhe Mefail Bajqinovci me 37.

Ndryshim të votave në kandidatë ka edhe në Partinë Demokratike të Kosovës.

99 vota më pak shkojnë për Kosovare Murselin nga kjo parti në rinumërim.

Ditjona Statovci ka 89 vota më pak dhe Xhevahir Geci me 76.

Këto vota më së shumti kanë shkuar për Bekim Haxhiun me 55, Përparim Grudën me 37, Elmi Reçica me 31.

29 vota më pak ka i pari i partisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Të njëjtin numër më pak e ka edhe Florian Dushi, ndërsa Alban Zogaj ka rënë 26 vota më pak.

Nga këta, numri i votuesve është rritur për Paris Gurin me 32 vota më shumë, nëntë më shumë për Ukë Rugovën dhe shtatët për Ermal Sadikun.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, Nora Boshnjaku, Baki Feta kanë nga 18 vota më pak.

Ndërsa numri është rritur 11 më shumë për Arton Demhasajn, 8 më shumë për Daut Haradinaj dhe të tjerë kandidatë nga 6 vota më shumë në kuti.

E me këtë trend të rinumërimit, është shtyrë edhe afati për certifikim të rezultateve.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës tregon afatet deri kur janë për ankesa në institucionet përkatëse.

“Për çdo proces të rinumërimit  i cili do të zhvillohet ka një afat së paku 1 javor për ankesa, për vendimmarrje e të ngjashme, pra është afati 48 orësh për ankesë në PZAP, PZAP i ka deri në katër ditë kohë për të vendosur, pastaj janë edhe 48 orë për ankesë në Gjykatën Supreme dhe edhe Gjykata Supreme të paktën deri në pesë ditë kohë për të marrë vendim”, tha Cakolli.

Cakolli thotë se nëse do të vazhdohet rinumërimi edhe në komuna të tjera, procesi pritet të vazhdojë deri në mes të muajit shkurt.

“Por unë besoj që problemi kryesor jo me ankesa vetëm të rinumërimit por me ankesat që ndërlidhen me rezultatin përfundimtar zgjedhor, përfshirë këtu votat e ardhura jashtë vendit përtej afatateve të përcaktuara në ligj, të cilat mund të krijojnë një cikël të ri të ankesave e numërimeve, rinumërimeve, anulimeve e të tjera. Dhe kjo normalisht e bart në vete rrezikun që ne mund të mos kemi institucione të formuara dhe president të zgjedhur deri më datën 5 mars. Skadimi i afatit të tillë, që nënkupton shkuarje në zgjedhje të parakohshme që paradoksalisht nënkupton që mund të shkojmë në zgjedhje të reja ende pa i përmbyllur zgjedhjet në fjalë”, tha ai.

Pas dyshimeve për mospërputhje të votave, kandidatët për deputetë të subjekteve të ndryshme politike i janë drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Përveç 10 komunave ku po rinumërohen 100% e vendvotimeve janë edhe 28 komuna të tjera ku ka numërim 10%.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ligjet e reja në fuqi, Policia informon drejtuesit me targa të huaja në pikat kufitare

Ligjet e reja në fuqi, Policia informon drejtuesit me targa të huaja në pikat kufitare

Prindërit ndalojnë nxënësit në “Shkollën e Gjelbër”, shkak të ftohtit

Prindërit ndalojnë nxënësit në “Shkollën e Gjelbër”, shkak të ftohtit

Nxënësit e Fushë-Kosovës kthehen në shkollë të hënën pas rikuperimit nga vërshimet

Nxënësit e Fushë-Kosovës kthehen në shkollë të hënën pas rikuperimit nga vërshimet

Si ndodhi shpërthimi i zjarrit brenda shtëpisë në fshatin Gracë të Vushtrrisë ku la të vdekur një 80-vjeçare?

Drita prezanton Grezdën

Drita prezanton Grezdën

Muslija mund të kthehet te Karlsruheri

Muslija shkëlqen në fitoren e Dusseldorfit

Barcelona monitoron Ron Raçin

Barcelona monitoron Ron Raçin

Apple paralajmëron: iPhone-t janë nën sulm nga hakerë “të sofistikuar” që hyjnë fshehurazi në pajisje

Apple paralajmëron: iPhone-t janë nën sulm nga hakerë “të sofistikuar” që hyjnë fshehurazi në pajisje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën