TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rinumërimi i votave, përmbyllet procesi në dy komuna

by Tëvë1
1 muaj ago
6
A A
Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

Procesi i rinumërimit të vendvotimeve po vazhdon, teksa deri tash është përmbyllur procesi për 45 prej tyre. Në total në rinumërim kanë shkuar 914 vendvotime.

Në Deçan është përmbyllur ky proces, ku janë rinumëruar pesë vendvotime. Në Gjakovë poashtu ku kanë qenë në rinumërim 15 vendvotime.

Aktualisht janë duke u rinumëruar vendvotimet në Drenas, Gjilan dhe Dragash.

Rinumërimi pritet të marrë fund deri në 14 ditë kohë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se brenda një dite planifikohet të rinumërohen mesatarisht 80 vendvotime.

“Në QNR numërimi do të bëhet në 20 tavolina numërimi dhe brenda një dite planifikohet të rinumërohen mesatarisht 80 kuti votimi. Numërimi i 914 vendvotimeve, që përbënë 36% të vendvotimeve, mund të zgjasë nga 12 deri në 14 ditë”, ka deklaruar Elezi.

Elezi ka sqaruar se rinumërimi nuk do të zhvillohet njëjtë, pasi vendimi i KQZ-së parasheh qasje të ndryshme në varësi të komunës.

“Sipas vendimit të KQZ-së, në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut)”, theksoi ai.

Vendimi për rinumërim është marrë pas identifikimit të mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë në disa vendvotime.

Tags: Teve1vendvotimetzgjedhje
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohen katër persona për mashtrim, i shkaktuan dëm një personi mbi 1.5 milion euro  

Interi me mision të vështirë në Ligën e Kampionëve

Interi me mision të vështirë në Ligën e Kampionëve

​Kanosje ndaj gazetarëve në Gjilan, Prokuroria ngre aktakuzë

​Kanosje ndaj gazetarëve në Gjilan, Prokuroria ngre aktakuzë

Ish-shefi i AKI-së dënohet me burgim edhe në rigjykim për rastin “Gylenistët”

Ish-shefi i AKI-së dënohet me burgim edhe në rigjykim për rastin “Gylenistët”

Hadërgjonaj në ekipin e javës në Turqi

Hadërgjonaj në ekipin e javës në Turqi

Serbia dhe Mali i Zi si poligonë të shërbimeve ruse

Serbia dhe Mali i Zi si poligonë të shërbimeve ruse

Liderët evropianë në Kiev në përvjetorin e katërt të luftës, Zelensky: Rusia nuk i ka thyer ukrainasit

Liderët evropianë në Kiev në përvjetorin e katërt të luftës, Zelensky: Rusia nuk i ka thyer ukrainasit

iPhone 18 Pro do të ketë një kamerë selfie të përmirësuar

iPhone 18 Pro do të ketë një kamerë selfie të përmirësuar

Këto zakone të mëngjesit po ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj

Këto zakone të mëngjesit po ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj

Silva-Richards i Ferizajt, më i miri i xhiros në Superligë

Silva-Richards i Ferizajt, më i miri i xhiros në Superligë

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohen katër persona për mashtrim, i shkaktuan dëm një personi mbi 1.5 milion euro  

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën