TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rinis gjysmëvjetori i dytë në kryeqytet

Pas shtyrjes së mësimit për shkak të vërshimeve dhe reshjeve të dendura, sot ka nisur zyrtarisht gjysmëvjetori i dytë në shkollat e kryeqytetit dhe në disa komuna të tjera. Nxënësit janë rikthyer në banka pas 18 ditësh pushim, ndërsa fillimi i mësimit kishte qenë i planifikuar të fillonte më 8 janar.

by tëvë1
2 muaj ago
1 0
A A

Autore: Jona Kelmendi

Me çanta në krah dhe të buzëqeshur, po hyn një nga një brenda dyerve të shkollës.

Pas plotë 18 ditësh pushim janë rikthyer këtë të hënë në bankat shkollore për të rifilluar gjysmëvjetorin e dytë.

Pasi që reshjet e dendura dhe vërshimet e ditëve të fundit kanë detyruar shtyrjen e procesit mesimor i cili do duhej të fillonte me 8 janar.

Vendimi ky i cili u mor në nivel vendi nga Ministria e Arsimit.

Nga Drejtoria e Arsimit thonë se shkollat në kryeqytet kanë qenë të gatshme për fillimin e mësimit me 8 janar.

“Ne kemi pasë gjithçka të gatshme që procesi mësimor të filloj me datën 8 janar ashtu edhe siç ka qenë e planifikuar në kalendar, mirëpo për shkak të kushteve të përkëqsuara të motit dhe vështirësit për me parashiku se si do të rrjedhin gjërat edhe në disa shkolla, kryesisht në komuna të tjera, u mor vendim nga ministria që të mos filloj me daten 8. Gatishmëria jon ka qenë që të filloj mëherët mirëpo duke qenë së patem një vëndim ne nivel vendi nga ana e ministris atëherë edhe ne e zbatuam të njëjtin”, tha Samir Shahini – drejtor i Arsimit në Prishtinë.

Mirëpo a kanë pësuar dëme objektet shkollore në Prishtinë?

“Ne gjatë fundjavës kemi qenë në kontakt me drejtor të shkollave dhe me drejtorin për siguri dhe emergjenca për të parë nëse ka nevojë për intervenime në ndonjërën prej objekteve shkollore nga vërshimet e mundshme, fatmirësisht  nuk kemi pas dëme në asnjërën prej objekteve shkollore më përjashtim të hyrjes së ujit në dy oborre të shkollave në lagjen Hajvalia në ‘’Afrim Gashi’’ dhe shkollën ‘’Shkëndija’’ përjashto këto dy raste ne në shkolla të tjera kemi pas një gjendje stabile sa i përket vërshimeve”, shprehet Shahini.

Edhe në shkollën “Shkëndija” në Hajvali të Prishtinës, mësimi ka nisur sipas orarit, pavarësisht një problemi të vogël teknik.

“Sot kemi startu me fillimin e procesit mësimor të gjysmëvjetorit të dytë, kemi startu shumë mirë nuk kemi pasë ndonjë problem, procesi është duke shku me rregull sipas orarit mësimor. Kemi pasë një problem të vogël po duke ju falenderu emergjencës komunale, është evitu dhe nuk na ka shkaktu ndonjë problem që sot me startu. Uji ka deportu tek nxemja por menjëherë i kemi ftu organet kompetente sa i përket asaj pjese është evitu dhe gjithçka pastaj ka qenë në rregull”, u shpreh Minire Berisha- drejtoresh e shkollës.

Nga Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi në facebook kanë treguar që është siguruar një ambient i sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Kosovë sot festohet Fitër Bajrami

Në Kosovë sot festohet Fitër Bajrami

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për presidente

Dugolli: PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për presidente

Vdes një 27-vjeçar në rrugën Mitrovicë–Prishtinë pas goditjes nga vetura

Hoxhaj kritikon Osmanin për mënyrën e nxjerrës së dekretit për zgjedhjet e reja

Hoxhaj kritikon Osmanin për mënyrën e nxjerrës së dekretit për zgjedhjet e reja

​Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Hoxha: Prioritet i padiskutueshëm

​Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Hoxha: Prioritet i padiskutueshëm

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën