Aktivistë të Rinisë Demokratike të Kosovës kanë organizuar aksion simbolik te Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Arbnora Salihu nga Rinia Demokratike e Kosovës, tha se pas publikimit të përgjimeve ministrja Hajdari duhet të jep dorëheqje.
Ajo ka pohuar se Qeveria nuk e ka prioritet rininë.
“Përgjimet që lidhen me vajin dhe sheqerin, kjo industri ka blerë vaj e sheqer në vlerë prej 300 mijë euro nga një kompani polake. Shihet qartë se Qeveria Kurti me skandale nuk është duke pasur kohë dhe nuk e ka prioritet rinin. Në kërkojmë dorëheqjen e Rozeta Hajdarit dhe kërkojmë që Prokuroria të nis hetimet e menjëhershme”, ka thënë ajo./eo/