TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rikthimi i shtetësisë pa tarifa, mërgimtarët kanë kërkesë që kenë një deputet nga diaspora

Mërgimtarët e mirëpresin vendimin e Qeverisë së Kosovës për largimin e tarifave për rikthimin e shtetësisë së Kosovës. Sipas tyre, edhe pse nuk bëhet fjalë për shumë të larta, ky vendim ka simbolik për ta. Mirëpo, mërgimtarët kanë edhe kërkesa të tjera.

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
1
A A
Rikthimi i shtetësisë pa tarifa, mërgimtarët kanë kërkesë që kenë një deputet nga diaspora

Ata që për çfarëdo arsye kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare, rikthimin e saj mund ta bëjnë me zero cent.

Përmes një vendimi të Qeverisë, janë larguar tarifat që varionin nga 200, 250 dhe 370 euro, në varësi të shtetit nga bëhej aplikimi.

Ani pse këto shuma nuk janë aq të larta për mërgimtarët, ata e mirëpresin këtë vendim.

“Këto lehtësira që i ofron Qeveria e Kosovës, nuk është një shumë kumedit sa. Mirëpo, është një simbol dhe një sinjal që Qeveria e Kosovës, kujdeset dhe mendon për mërgatën tone”, tha mërgimtari Ramiz Arifi.

“Dy vajzat shembull që janë në procedurë e sipër për më marrë nënshtetësinë e Kosovës. Na e kanë mundësu një lehtësim hala më tepër dhe gjithsesi që posa të kthehen ato do t’i kryjmë këto procedura”, tha Xhabir Vladi – mërgimtar.

Sipas tyre, me largimin e regjimit të vizave, veçse i është shtuar vlera pasaportës kosovare.

“Pasaportën e Kosovës gati të gjitha shtetet janë duke e njohur, kështu që po mundesh me shku pa viza, pa kurgjo nëpër Evropë. Edhe unë kisha thanë që nuk ka asgjë të keqe, nuk bën me refuzu nënshtetësinë e ktuhit, me nënshtetësinë e ndonjë vendi perëndimor”, tha një tjetër mërgimtar.

Mirëpo, bashkëatdhetarët kërkojnë që vëmendje t’i kushtohet edhe lëvizjes së lirë nëpër Serbi, sidomos gjatë qarkullimit në sezonet kur vijnë në Kosovë.

“Lëvizje e lirë do duhej të ishte që mërgata jonë të mos maltretohet, a hynë nga Maqedonia, a hynë nga Mali i Zi, apo nga Shqipëria, të kenë të drejtë të kthehen në vendet e punës, ku jeton dhe vepron, përmes Serbisë apo atyre shteteve kah don ajo. Ajo do të ishte lëvizje e lire”, tha Ramiz Arifi – mërgimtar.

E kjo nuk është kërkesa e vetme.

Për të pasur adresim të halleve të tyre, mërgimtarët kërkojnë të kenë një përfaqësues në Kuvend.

“Së paku të na mundëson një deputet prej vendeve evropiane, që të jetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. E pastaj ai të merret me të drejtat tona, se mërgimtarët janë shumë të përkushtuar për këtë vend”, tha Vladi.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nuk kanë treguar për arsyen e marrjes së një vendimi të tillë dhe efektin potencial që mund ta ketë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Hallka në dorë e në këmbë – 82 persona në Kosovë monitorohen 24 orë si të dyshuar për dhunë në familje

Hallka në dorë e në këmbë – 82 persona në Kosovë monitorohen 24 orë si të dyshuar për dhunë në familje

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

Kundërshtari i Netanyahut merr mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Kundërshtari i Netanyahut merr mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën