TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rikthimi i shërbimit ushtarak në Serbi, Sinani: Të rinjtë shqiptarë do të detyrohen të shpërngulen sapo t’i mbushin 18 vjet

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Rikthimi i shërbimit ushtarak në Serbi, Sinani: Të rinjtë shqiptarë do të detyrohen të shpërngulen sapo t’i mbushin 18 vjet

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka thënë se shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi, e rrezikon paqen dhe sigurinë në rajon.

Sinani tha se në vitet e ’90-ta kur regjimi i Millosheviqit synonte shtypjen dhe përndjekjen e shqiptarëve, të rinjtë u detyruan të largoheshin në mënyrë masive për t’i shpëtuar shërbimit ushtarak dhe represionit, shkruan teve1.info

“Kanë kaluar pothuajse 30 vite që nga shpërbërja e Jugosllavisë, por shqiptarët e Luginës së Preshevës ende mbeten të cenueshëm nga politikat diskriminuese të Beogradit. Sot, historia rrezikon të përsëritet” – ka shkruar Sinani në Facebook.

Sipas saj, rikthimi i shërbimit ushtarak të detyrueshëm do të detyrojë të rinjtë shqiptar të largohen sapo t’i mbushin 18 vjet, për të mos i shërbyer një ushtri që nuk i përfaqëson ata.

“Rikthimi i shërbimit ushtarak të detyrueshëm do të çojë sërish në shpërngulje masive të të rinjve shqiptarë nga Lugina e Preshevës. Djemtë tanë, sapo mbushin 18 vjeç, detyrohen të largohen për të mos shërbyer në një ushtri që nuk i përfaqëson ata, në një shtet që vazhdimisht i diskriminon. Serbia nuk përballet me ndonjë kërcënim nga fqinjët e saj! Përkundrazi, ngjarjet e fundit të 24 shtatorit në Banjskë na treguan se, ndërsa flitet për paqe në Bruksel, Serbia planifikon destabilizimin dhe aneksimin e veriut të Kosovës.” – ka thënë Sinani.

Më tej ajo tha, se kërcënimi i vërtetë për paqen dhe stabilitetin e rajonit vjen nga Serbia.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës duan paqe, jo tensione! Rajoni ka nevojë për progres, jo për konflikte të reja!” – përfundoi ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Standardi që krijon besim – Royal Beverage LLC Made in Kosovo

Standardi që krijon besim – Royal Beverage LLC Made in Kosovo

PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje të viktimave të luftës

PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje të viktimave të luftës

Haxhiu kujton demonstratën e pranverës së vitit 1981

Haxhiu kujton demonstratën e pranverës së vitit 1981

Zbulohet laborator i dyshuar për kultivim të drogës në Prizren, arrestohen dy persona

Zbulohet laborator i dyshuar për kultivim të drogës në Prizren, arrestohen dy persona

Tahir Batatina: Krenar me heronjtë tanë, po ngrenë Kosovën në nivel europian…!

Tahir Batatina: Krenar me heronjtë tanë, po ngrenë Kosovën në nivel europian…!

Legjendë e padiskutueshme, klubi gjerman rikthen Altin Lalën me fanellën e tyre

Legjendë e padiskutueshme, klubi gjerman rikthen Altin Lalën me fanellën e tyre

Standardi që krijon besim – Royal Beverage LLC Made in Kosovo

Standardi që krijon besim – Royal Beverage LLC Made in Kosovo

Gattuso ka vendosur, do të largohet nga Kombëtarja e Italisë

Gattuso ka vendosur, do të largohet nga Kombëtarja e Italisë

Finalja e Superligës së femrave, beteja e dytë të dielën

Finalja e Superligës së femrave, beteja e dytë të dielën

Publikohet Orari i “Play-off”-it në Superligën e basketbollit

Publikohet Orari i “Play-off”-it në Superligën e basketbollit

PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje të viktimave të luftës

PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje të viktimave të luftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën