Autore: Jona Kelmendi
Salla ishte bërë gati.
Madje edhe tepihu i kuq, ishte shtruar.
Por, gjithçka mbeti e papërdorur me 14 qershor të vitit 2023 këtu në Gjakovë.
Kjo pasi qeveria e Shqipërisë, e anuloi njëanshëm mbledhjen e 9-të të përbashkët me atë të Kosovës.
Kjo bëri që dy qeveritë, të mos takohen më.
Por, sinjale për një mbledhje të re të përbashkët, dha të mërkurën në Prishtinë, kryediplomatja shqiptare, Elisa Spiropali.
Ky deklarim i Spiropalit, u mirëprit nga njohësit e çështjeve politike në Kosovë.
“Është një humbje e madhe 4 vjeçare e panevojshme do të thoja sepse të dy vendet Kosova dhe Shqipëria nuk kanë pas diçka ndonjë problem substancial në bazë të cilit është detyru ose njëra palë ose tjetra që të mos vazhdojnë me takime qe kishin fillu unë i konsiderojë që janë 4 vite te humbura dhe besoj që tash e tutje do të reflektojnë dhe do të vazhdohet me takime të tilla”, shprehet politologu, Avdi Smajljaj.
Kosova dhe Shqipëria bashkë kanë nënshkruar mbi 140 marrëveshje.
E analistët nga Shqipëria, Ben Andoni thonë problemi qëndron pikërisht të zbatimi i këtyre marrëveshjeve.
“Duket se të dyja vendet tona edhe pse janë të ndërlidhura, Shqipëria dhe Kosova kanë bashkëpunime të spikatuara në letër sa i përket mbrojtjes, sigurisë dhe për këtë janë zhvilluar disa mbledhje, problem i vetëm është që me kalimin e kohës pjesën më të madhe të marrëveshjeve, memorandumeve dhe dokumenteve të ndryshme, takimet në mes të qeverisë së Tiranës dhe Prishtinës më shumë u bën takime për ekuizi se sa takime reale që e ndihmonin njëra tjetrën, dhe për këtë për shembull e shikon që Shqipëria dhe Kosova kanë probleme në Tiranë, kanë probleme për një sere marrëveshjesh të cilat nuk janë të çuara deri në fund”, shprehet ai.
Ndryshe, mbledhja e fundit e përbashkët mes dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, u mbajt në qershor të vitit 2022 në Prishtinë.







