Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se të hënën njësia A5 e Termocentralit Kosova A është rikthyer në operim ‘pas realizimit të një sërë ndërhyrjesh dhe sanimesh teknike të domosdoshme’.
Siç bëhet e ditur në njoftim, procesi i startimit të njësisë kishte filluar këtë mëngjes, pasi kishin përfunduar me sukses të gjitha ndërhyrjet e planifikuara, në kohë dhe me cilësi të lartë teknike.
“Punimet e realizuara përfshijnë: Sanimin e rrjedhjeve në ritejnxehëse (i përfunduar të premten); Sanimin e rrjedhjeve në ekonomajzer (ngrohës i ujit) dhe në ekranet e kaldajës (i përfunduar të dielën); Pastrimin me pompë presioni të ftohësve të hidrogjenit; Pastrimin e komorave në hyrje të kondenzatorit; Punime mirëmbajtëse në pajisjet e sistemit MRRK; Pastrimin e kuotave rreth kaldajës nga materiale të huaja – për rritje të sigurisë dhe efikasitetit operacional”, thuhet në njoftim.
Ky rikthim në operim sipas KEK-ut konfirmon edhe një herë kapacitetin dhe gatishmërinë e ekipeve të tyre teknike për sigurimin e një procesi të qëndrueshëm të rikthimit të njësisë A5.
“Ky rikthim në operim konfirmon edhe një herë kapacitetin dhe gatishmërinë e ekipeve tona teknike, të cilat, me përkushtim profesional dhe koordinim të vazhdueshëm, siguruan një proces të suksesshëm dhe të qëndrueshëm të rikthimit të njësisë A5.
Kryeshefi Ekzekutiv i KEK sh.a., z. Gramos Hashani, ka falënderuar të gjithë punonjësit për angazhimin dhe përkushtimin e tyre:
“Edhe ky rast tregon përgjegjësinë që bartin punonjësit e KEK-ut, të cilët, edhe në ditë pushimi, nuk kursejnë as përpjekjet e as profesionalizmin për të mbështetur sistemin energjetik të vendit. Ju falënderoj për angazhimin dhe jam krenar për punën që keni bërë”, theksohet në njoftim.
KEK po ashtu ka sqaruar qytetarët se gjatë fazës fillestare të startimit të çdo njësie prodhuese, për shkak të natyrës teknologjike të djegies, mund të ketë rritje të përkohshme të emetimeve nga oxhaqet.
“Ashtu siç kemi njoftuar edhe më parë, startimi i çdo njësie prodhuese, përfshirë njësinë A5 këtë mëngjes, është një proces kompleks dhe teknikisht i domosdoshëm, që zakonisht zgjat 3–4 orë. Gjatë kësaj faze fillestare, për shkak të natyrës teknologjike të djegies – që fillimisht bëhet me naftë, e më pas, kur arrihet temperatura e nevojshme, me linjit – mund të ketë rritje të përkohshme të emetimeve nga oxhaqet. Kjo është një dukuri e zakonshme dhe teknologjikisht e pashmangshme në të gjitha termocentralet e këtij lloji, brenda dhe jashtë vendit. Siç dëshmohet edhe nga fotografitë e orës 11:07 (bashkelidhur), njësia është tashmë e stabilizuar dhe tymi është zhdukur, çka konfirmon përfundimin e suksesshëm të fazës së startimit. KEK sh.a. bashkëndjen me qytetarët e komunës dhe posaçërisht me ata që ndodhen në afërsi të zonës operative. Sigurojmë qytetarët se proceset e startimit kryhen me përkujdesje të shtuar teknike, nën mbikëqyrje të vazhdueshme, dhe janë të domosdoshme për:- 𝐠𝐚𝐫𝐚𝐧𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐟𝐮𝐫𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐬𝐭𝐚𝐛𝐢𝐥 𝐦𝐞 𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐢𝐤𝐞, 𝐝𝐡𝐞- 𝐫𝐮𝐚𝐣𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐬ë 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐢𝐤𝐞 𝐭ë 𝐩𝐚𝐣𝐢𝐬𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐞𝐭𝐢𝐤𝐞”, bëhet e ditur në njoftim.