TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rikthehet në funskion njësia B2 e Termocentralit “Kosova B”

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Rikthehet në funskion njësia B2 e Termocentralit “Kosova B”

Pas një ndaljeje të përkohshme për shkak të rrjedhjeve të evidentuara në kaldajë, njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” është rikthyer sërish në operim normal.

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ndërhyrjet teknike u realizuan me sukses nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit, të cilat u mobilizuan menjëherë pas krijimit të kushteve të nevojshme për sanim.

Sipas KEK-ut, njësia B2 është rikthyer në funksion dje, rreth orës 12:00, dhe aktualisht po operon me një kapacitet prodhues prej rreth 290 MWh.

Në njoftimin për media, KEK ka theksuar se ndaljet e tilla teknike janë procese të zakonshme për termocentralet e këtij tipi, si pasojë e rrjedhjeve që mund të ndodhin në kaldaja ku janë të vendosura mbi 500 kilometra gypa.

“Duke marrë parasysh kohën e gjatë të shfrytëzimit të këtyre pajisjeve, rrjedhjet e tilla janë të pashmangshme dhe adresohen rregullisht nga ekipet tona profesionale”, thuhet në njoftim.

KEK ka shtuar se defekte të natyrave të ndryshme ndodhin edhe në termocentralet e tjera, si pjesë e proceseve të zakonshme operative, dhe se keqinterpretimet për ndaljen e përkohshme të njësive janë të pabazuara dhe të dëmshme për sistemin energjetik të vendit.

Korporata ka theksuar gjithashtu se këto ndalje teknike nuk kanë asnjë lidhje me projektin e modernizimit të turbinave në Termocentralin “Kosova B”, të cilin e konsideron një nga investimet më të mëdha dhe më të suksesshme të dekadave të fundit.

Në fund, KEK siguroi opinionin publik se po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të garantuar stabilitetin e prodhimit të energjisë elektrike dhe furnizimin e qëndrueshëm për konsumatorët./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis protesta e studentëve në Shkup, kërkohet që provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip

Nis protesta e studentëve në Shkup, kërkohet që provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip

Suspendohen dy policë lidhur me pretendimet për rrahjen e një qytetari në veri

Suspendohet një polic, dyshohet për dhunë në familje

Ministri Hoxha: Përdorimi i gjuhës amtare është e drejtë themelore, çështja duhet adresuar me seriozitet institucional

Ministri Hoxha: Përdorimi i gjuhës amtare është e drejtë themelore, çështja duhet adresuar me seriozitet institucional

Kurti i çon ftesë edhe PDK-së për takim rreth çështjes së presidentit

T: Scott Bamforth shpallet “MVP i Javës”

T: Scott Bamforth shpallet “MVP i Javës”

Hadërgjonaj në ekipin e javës në Turqi

Florent Hadërgjonaj mungon ndaj Trabzonsporit

Muriqi e Mbappe në garë për top-shënuesin e La Ligas

Muriqi e Mbappe në garë për top-shënuesin e La Ligas

Teherani refuzon armëpushimin me SHBA-në, kërkon garanci kundër rifillimit të luftës

Teherani refuzon armëpushimin me SHBA-në, kërkon garanci kundër rifillimit të luftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën