Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Fushë-Kosovës, pas një ndërprerjeje të shkurtër të paralajmëruar më herët gjatë ditës.
Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, ndërprerja kishte zgjatur për rreth një orë dhe ishte e domosdoshme për shkak të sanimit të një rrjedhjeje në gypin kryesor Ø400 mm.
“Ju njoftojmë se furnizimi me ujë në qytetin e Fushë Kosovës është rikthyer dhe sistemi funksionon normalisht”, bëhet e ditur në njoftim.