TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rikthehen Facebook dhe Instagram, pasi ranë nga sistemi përkohësisht

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Rikthehen Facebook dhe Instagram, pasi ranë nga sistemi përkohësisht

Disa aplikacione në internet kanë rënë nga sistemi përkohësisht të mërkurën, përfshirë Facebook-un, Instagram-in dhe Whatsapp-in, sipas Downdetector.

Sipas këtij uebsajti, rënia e këtyre aplikacioneve u raportua të mërkurën në mbrëmje, para se ato të riktheheshin pas disa orësh.

Shumica e përdoruesve raportuan se kishin telashe me aplikacionet e këtyre rrjeteve sociale në telefonat e tyre mobil.

Meta, e cila ka në pronësi këto rrjete sociale, kishte thënë se po punonte për ta ndrequr këtë problem.

“Ne jemi në dijeni se një problem teknik po ndikon te disa përdorues për kyçjen e tyre në aplikacionet tona”, shkroi Meta në rrjetet sociale.

“Ne po punojmë për ta kthyer situatën në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”, tha ajo.

Përdoruesit e këtyre rrjeteve e shfrytëzuan platformën rivale, X, që dikur njihej si Twitter, për të shprehur zemërimin e tyre.

Përveç Facebook-ut dhe Instagram-it, u raportua se as Messenger dhe Threads, po ashtu platforma të Meta-s, nuk kishin funksionuar gjatë asaj kohe.

Rënie të ngjashme nga sistemi e platformave të Meta-s kanë ndodhur edhe në vitet e kaluara./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndërprerje globale në shërbimet e Microsoft-it, probleme me Outlook, Teams dhe Copilot

Ndërprerje globale në shërbimet e Microsoft-it, probleme me Outlook, Teams dhe Copilot

Padia kundër OpenAI për vjedhje të “sekreteve tregtare”

OpenAI raporton humbje të mëdha, pavarësisht rritjes së të ardhurave tremujore

Sony rikthen kufjet ikonike të Walkman-it të vitit 1979

Sony rikthen kufjet ikonike të Walkman-it të vitit 1979

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

Kuvendi ratifikon marrëveshjen për ekstradim ndërmjet Kosovës dhe Suedisë

Kuvendi ratifikon marrëveshjen për ekstradim ndërmjet Kosovës dhe Suedisë

Dy lojtarë të Izraelit, në dyshim për duelin me Kosovën

Dy lojtarë të Izraelit, në dyshim për duelin me Kosovën

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa fshatra të Deçanit, ekipet emergjente në terren

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa fshatra të Deçanit, ekipet emergjente në terren

Kuvendi vazhdon seancën, në rend dite edhe votimi i Ligjit për Specialen

Kuvendi vazhdon seancën, në rend dite edhe votimi i Ligjit për Specialen

Rafet Halimi emërohet zëvendëskryeprokuror i Prokurorisë Speciale

Rafet Halimi emërohet zëvendëskryeprokuror i Prokurorisë Speciale

Xhudistja Fatjona Kasapi mposht serben Stojadinov

Xhudistja Fatjona Kasapi mposht serben Stojadinov

Evropa mund t’u bashkohet bisedimeve për Ukrainën, por Putini jep pak shenja gatishmërie për kompromis

Evropa mund t’u bashkohet bisedimeve për Ukrainën, por Putini jep pak shenja gatishmërie për kompromis

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën