TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rifati jep dorëheqje nga pozita e vëzhgueses, thotë se është injoruar dhe zhgënjyer nga FBK-ja

by tëvë1
2 orë ago
1
A A
Rifati jep dorëheqje nga pozita e vëzhgueses, thotë se është injoruar dhe zhgënjyer nga FBK-ja

Ish-basketbollistja e njohur dhe ish-reprezentuesja e Kosovës, Anduena Rifati, ka dhënë dorëheqje nga pozita e vëzhgueses së Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Rifati ka konfirmuar vendimin përmes një letre drejtuar FBK-së, të cilën e ka dërguar edhe në adresë të redaksisë së AsistiOnline.com, duke shpalosur arsyet që e kanë shtyrë drejt këtij vendimi.

Sipas saj, dorëheqja vjen pas një reflektimi të gjatë dhe të qetë, por të bazuar në shqetësime serioze profesionale dhe institucionale. Ajo thekson se gjatë edicionit 2025/26 është ndjerë e injoruar dhe e neglizhuar nga Komisioni i Nominimeve, pa asnjë sqarim apo vlerësim të drejtë të kontributit të saj.

Një tjetër arsye e rëndësishme, sipas Rifatit, është mungesa e mbështetjes reale për përfshirjen gjinore në strukturat e federatës, ku si femër në këtë rol, integrimi dhe avancimi profesional mbetet i kufizuar.

Ajo ngre gjithashtu shqetësime për mungesën e meritokracisë, duke vënë në pikëpyetje transparencën e delegimeve dhe kritereve të vlerësimit.

Në letrën e saj, Rifati rikujton bagazhin e pasur profesional në basketboll: si basketbolliste aktive, ish-reprezentuese e Kosovës, gjyqtare dhe së fundmi vëzhguese. Ajo thekson se vjen nga një familje basketbolliste dhe se njohuritë dhe përkushtimi i saj janë ndërtuar ndër vite përmes përvojës dhe angazhimit të vazhdueshëm.

Megjithatë, sipas saj, i gjithë ky kontribut nuk ka qenë i mjaftueshëm për t’u vlerësuar apo për të qenë pjesë e radarit institucional për avancim profesional. Rifati shpreh zhgënjim edhe për atë që e cilëson si “epokë të antivlerave”, ku përzgjedhjet shpesh bëhen mbi baza preferenciale.

Si kulm të gjithë situatës, ajo përmend mungesën e ftesës nga FBK-ja në ceremoninë e shpalljes së laureatëve të fundvitit, duke ngritur pyetjen nëse një ish-reprezentuese e Kosovës dhe ish-lojtare më e mirë e vendit ka vend në strukturat e basketbollit kosovar.

“Personaliteti im, kultura familjare dhe vlerat e mia nuk lejojnë të luhet me emrin tim”, thekson Rifati, duke shtuar se basketbolli ka qenë dhe mbetet pasioni i saj.

Ajo nënvizon se detyrën e vëzhgueses e ka kryer me përkushtim të plotë në Ligën e Femrave dhe Ligën Unike, duke udhëtuar edhe jashtë vendit, përfshirë Vlorën, për të përmbushur përgjegjësitë profesionale.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i znj.Rifatit:

“Jap dorëheqje nga pozita e Vëzhgueses së Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Vendimi im vjen pas një reflektimi të gjatë dhe të qetë, dhe bazohet në disa arsye thelbësore, të cilat ndjej obligim moral dhe profesional t’i ndaj me ju:

– Gjatë edicionit 2025/26 jam ndjerë e injoruar dhe e neglizhuar nga Komisioni i Nominimeve, pa asnjë sqarim apo vlerësim të drejtë të kontributit tim.

– Nuk po vërej mbështetje reale institucionale për përfshirjen gjinore, ku si femër në këtë strukturë, integrimi dhe avancimi profesional duket i kufizuar.

– Meritokracia, si parim bazë i funksionimit institucional, më duket e zbehtë, ndërsa delegimet dhe vlerësimet nuk janë të qarta se mbi cilat standarde dhe kritere realizohen.

Këtë shkresë po e shkruaj me vëmendje dhe qetësi, por e ndjej të nevojshme të theksoj se posedoj një bagazh të pasur profesional në basketboll: si basketbolliste aktive, reprezentuese e Kosovës, gjyqtare dhe së fundmi si vëzhguese.

lg.php.gif

Duke rrjedhur nga një familje basketbolliste, kam pasur fatin që qysh herët të mësoj rregullat dhe frymën e lojës nga i ndjeri im atë, njohuri këto që janë përforcuar ndër vite përmes përvojës, përkushtimit dhe angazhimit të vazhdueshëm.

Megjithatë, duket se i gjithë ky bagazh profesional dhe njerëzor nuk ka qenë i mjaftueshëm për ta bindur një komision që të jem pjesë e radarit të tyre për vlerësim korrekt apo avancim profesional.

Ndoshta as nuk jam e befasuar, pasi shpesh vendimmarrësit rezultojnë të jenë kalimtarë tranzicionalë në basketboll, të cilët nuk i njohin apo nuk i vlerësojnë kontributet reale, sado minimale që mund të jenë në rrethanat tona. Fatkeqësisht, po jetojmë në një epokë të antivlerave, të selektimeve të preferuara dhe të njerëzve të dëgjueshëm.

Kulmi i gjithë kësaj ishte mungesa e ftesës nga shtëpia juaj institucionale në shpalljen e laureatëve të fundvitit.

Pas gjithë këtyre, po ju parashtroj një pyetje të sinqertë:

Nëse një ish-reprezentuese e Kosovës, një ish-lojtare më e mirë e Kosovës, një kapitene shumëvjeçare e klubit më të vjetër në vend, një sportiste që ka luajtur edhe në kohë rezistence, nuk gjen vend në një ngjarje të tillë, atëherë çfarë duhet të më shtyjë të vazhdoj të qëndroj në këtë pozitë?

Personaliteti im, kultura ime familjare, vlerat dhe kontributi im nuk lejojnë të luhet me emrin tim. Edhe nëse në llupën tuaj këto duken me shkronja të vogla, diku tjetër vlerësohen me shkronja të arta.
Basketbolli ka qenë dhe mbetet pasioni im.

Pavarësisht angazhimeve të shumta, me zell dhe përkushtim kam kryer detyrën time në Ligën e Femrave dhe Ligën Unike, duke udhëtuar edhe deri në Vlorë për të përmbushur përgjegjësitë e mia profesionale”, përmbylli letrën lamtumirëse Anduena Rifati.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Beshiktash uron Milot Rashicën për zhvillimin e 100 ndeshjeve me klubin turk

Beshiktash uron Milot Rashicën për zhvillimin e 100 ndeshjeve me klubin turk

Aktuale te klubi i futbollit Liria nga Prizreni

Aktuale te klubi i futbollit Liria nga Prizreni

Drita me epërsi prej dy golash në pjesën e parë ndaj Prishtinës

Renditja finale e sezonit vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll

Rritet vlera e Medon Berishës në 6 milionë euro

Rritet vlera e Medon Berishës në 6 milionë euro

Fluksi aktual i pritjeve në pikat kufitare

Fluksi aktual i pritjeve në pikat kufitare

Pse AUV-i kërkoi largimin nga tregu të qumështit ‘Aptamil’? – qytetarët shprehen të shqetësuar me atë që konsumojnë

Pse AUV-i kërkoi largimin nga tregu të qumështit ‘Aptamil’? – qytetarët shprehen të shqetësuar me atë që konsumojnë

ZRrE nuk tërhiqet nga tarifat e shtrenjta deri në një vendim të Gjykatës së Apelit

Qytetarët thotë se faturat e rrymës u erdhën dyfish më shumë se muajin paraprak

Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë nëse s’ka rritje pagash

Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë nëse s’ka rritje pagash

Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, vëllezërit Viqentijeviq kërkojnë përjashtimin e prokurorit

Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, vëllezërit Viqentijeviq kërkojnë përjashtimin e prokurorit

Parlamenti i Algjerisë miraton ligj që shpall kolonizimin francez krim, kërkon dëmshpërblim

Parlamenti i Algjerisë miraton ligj që shpall kolonizimin francez krim, kërkon dëmshpërblim

Abrashi: Sllovakia nuk sheh mundësi të avancimit të marrëdhënieve në këtë fazë

Abrashi: Fushata e Vuçiqit për ç’njohjet e Kosovës, konsum i brendshëm pas disfatës në arenën ndërkombëtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën