TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rezistoi t’ia dorëzonte telefonin zyrtarëve të ZPZ-së, dërgohet në EULEX nipi i dëshmorëve

Mëngjesin e sotëm, zyrtarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ndaluan nipin e dëshmorve Bahri dhe Fahri Fazliut, me urdhër për t’ia marrë telefonin. Ai rezistoi çka solli dërgimin e tij në zyret e EULEX-it. Familja Fazliu shprehet e shqetësuar me këto veprime të Prokurorisë.

by Florijeta Dernjani
3 vjet ago
0
A A
Rezistoi t’ia dorëzonte telefonin zyrtarëve të ZPZ-së, dërgohet në EULEX nipi i dëshmorëve

Disa muaj më parë i ishte bastisur banesa.

E të mërkurën në mëngjes, nipi i dëshmorëve, Fahri e Bahri Fazliut, u ndalua nga zyrtarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“Pasi lashë djalin në çerdhe, duke hipur në veturë, më erdhën tre burra dhe dy gra, duke më thënë se jemi nga Prokuroria Speciale, se kanë një urdhër për bastisje, dhe për të ma marrë telefonin. Unë nuk ia dhashë telefonin pa ardhur avokati Çerkini. Desha ta thërrasë vet avokatin, por nuk më lanë dhe e njoftuan ata. Pasi erdhi avokati, nuk pranova sërish t’ua jap telefonin, dhe kështu shkuam në Fushë Kosovë në zyrat e tyre“, tha Fazliu.

Avokati i Fazliut, Artan Çerkini, thotë se nuk janë informuar për arsyet e këtij konfiskimi të telefonit, gjë e cila sipas tij është e kundërligjshme.

“Po cenohen dy të mira juridike, privatësia dhe pronësia. Në të tilla raste vazhdimisht kemi thënë se vendimi i Gjykatës duhet të jetë i arsyetuar se përse Gjykata po dyshon që Fazliu paska kryer ndonjë vepër nga juridiksioni i Gjykatës. Ndërsa ne në asnjë rast nuk po shohim këtë arsyetim të Gjykatës, dhe Gjykata vetëm po konstaton, e konstatimi është arbitar ngase nuk mbështetet në fakte“, tha Çerkini.

Të shqetësuar me këto veprime të prokurorisë shprehen familja Fazliu.

“Nuk pe dijmë çka po dojnë prej neve. Nuk jetohet kështu gjithmonë t’u tut kur po vijnë Policia e EULEX-i. Para shtatë-ve vijnë, fëmija flejt. Veç sa nuk e kanë thy derën para shtatë muajve”, tha nëna e Fahriut, Bahrie Fazliu.

Për këtë konfiskim të telefonit, ZPS-ja, është shprehur se nuk komenton veprimet e saj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fishekë të fshehur në valixhen e shoferit, zbulohet municion në një autobus në Merdarë

Fishekë të fshehur në valixhen e shoferit, zbulohet municion në një autobus në Merdarë

Pas protestave për Arlindën, aktivistët paralajmërojnë presion ndaj institucioneve

Pas protestave për Arlindën, aktivistët paralajmërojnë presion ndaj institucioneve

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe tri komisione parlamentare

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe tri komisione parlamentare

Brenda  24 orëve, Policia raporton për 23 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale

52 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, 21 persona të arrestuar

Babai i Edon Zhegrovës krenohet me të birin që nuk e uli kokën gjatë himnit të Izraelit

Babai i Edon Zhegrovës krenohet me të birin që nuk e uli kokën gjatë himnit të Izraelit

Zhegrova mund të mbetet te Juventusi

Edon Zhegrova nis ndeshjen nga fillimi për Juventusin

Fishekë të fshehur në valixhen e shoferit, zbulohet municion në një autobus në Merdarë

Fishekë të fshehur në valixhen e shoferit, zbulohet municion në një autobus në Merdarë

Pas protestave për Arlindën, aktivistët paralajmërojnë presion ndaj institucioneve

Pas protestave për Arlindën, aktivistët paralajmërojnë presion ndaj institucioneve

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe tri komisione parlamentare

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe tri komisione parlamentare

Brenda  24 orëve, Policia raporton për 23 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale

52 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, 21 persona të arrestuar

Tri raste të armëmbajtjes në Kosovë, policia sekuestron pistoletë dhe disa pushkë gjuetie

Tri raste të armëmbajtjes në Kosovë, policia sekuestron pistoletë dhe disa pushkë gjuetie

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën