TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rexhepi për protestën e shqiptarëve që do mbahet në Preshevë: Le të na arrestojnë, jemi të vendosur

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Rexhepi për protestën e shqiptarëve që do mbahet në Preshevë: Le të na arrestojnë, jemi të vendosur

Enkel Rexhepi, nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi, ka dhënë detaje për protestën e rradhës së shiptarëvë të Luginës së Preshevës, e cila është paralajmëruar të mbahet me 23 shtator.

Rexhepi, ka treguar se arsyeja kryesore e protestës është kërkimi i të drejtave elementare të cilat po vazhdojnë të shkelen nga Serbia dhe që sipas tij nuk po mund t’i arrijnë në mënyrë institucionale.

“Të drejtat e shqiptarëve çdo ditë po shkelen më shumë dhe ne nuk po mund t’i arrijmë në mënyrë institucionale të drejtat elementare sepse Serbia është ajo Serbi e kohës së Millosheviqit vetëm me metoda më moderne e cila edhe pse është nënshkruese e tri marrëveshjeve ajo nuk po i respekton dhe njëkohësisht nuk po i zbaton ato”, ka thënë Rexhepi në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

“Ne jemi duke kërkuar të drejtat tona elementare , këta le të na arrestojnë, nuk është hera e parë që na arrestojnë apo na maltretojnë“, shtoi ai.

Tutje, Rexhepi, ka përsëritur kërkesat e tyre të cilat do ti kenë edhe në këtë protestë të rradhës.

“Protesta në thelb ka ndalimin e pasivizimit të adresave dhe rikthimin e të gjitha adresave, respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara, mosnjohja e diplomave të Republika e Kosovës që poi  detyron të rinjtë të migrojnë duke mos gjetur zgjidhje në Luginë të Preshevës, integrimi i shqiptarve nëpër institucione, demilitarizimi i Luginës dhe njëkohësisht amnestia e ish ushtarëvë të ushtrisë lirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, zgjidhja e përdorimit të simboleve dhe e fundit është përfshirja e Luginës së Preshevës në bisedimet Kosovë-Serbi”, ka theksuar ai.

Sa i përket përfshirjes së Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi, Rexhepi ka thënë se do të kërkojnë që patjetër të bëhet një gjë e tillë, sepse siç ka thënë ai ‘kur flitet për serbët në Kosovë pse mos të flitet për shqiptarët në Preshevë’.

“Ne mendojmë se pa përfshirjen e shqiptarve të Luginës në bisedime nuk mund të ketë stabilitet në Ballkan. Kjo është pika kryesore që ne më nuk do të rrimë duarkryq sepse duke i parë të drejtat e serbëve në Kosovë, ne jemi shumë të diskriminuar, ndërsa serbët në Kosovë janë të priviligjuar. Ne nuk duam as më pak as më shumë nga ajo që na takon pra duam të drejtat tona elementare që na takojnë. Dhe prandaj Lugina duhet të përfshihet patjetër në dialogun Kosovë-Serbi sepse kur flitet për serbët në Kosovë pse mos të flitet për shqiptarët në Preshevë”, ka shtuar Rexhepi.

Rexhepi, ka mohuar që kryeministri Kurti ose zëvendëskryeministri Bislimi të iu kenë dhënë premtim për përfshirjen e kësaj pike në bisedime mirëpo ka thënë se ata të dy janë duke u munduar për këtë gjë.

“Si kryeministri Kurti dhe si zëvendëskryeministri Bislimi e kanë ngritur çështjen e shqiptarëvë të Luginës si temë të bisedimeve, por ata nuk na kanë dhënë premtim por realisht janë duke u munduar dhe jemi duke ecur me hapa konkret”, është shprehur ai/teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

ZPS-ja: Janë 28 orë incizime përgjatë 9 vizitave, dëshmitarët duhet të deklaronin e të bënin atë që donte Thaçi

ZPS-ja: Janë 28 orë incizime përgjatë 9 vizitave, dëshmitarët duhet të deklaronin e të bënin atë që donte Thaçi

Hashim Thaçi akuzohet nga kryeprokurorja West se formoi grupe për të ndikuar te dëshmitarët  

Hashim Thaçi akuzohet nga kryeprokurorja West se formoi grupe për të ndikuar te dëshmitarët  

Tragjedi në Shtime, gruaja 46-vjeçare ndërron jetë pasi bie nga kati i tretë i një ndërtese

Konstatoi vdekjen e një gruaje, por nuk e lajmëroi rastin në polici, arrestohet një mjek i QKMF-së në Leposaviq

Sarajeva i shkruan OKB-së, kërkon sanksione ndaj Serbisë pas nderimeve shtetërore për Mladiqin

Xhudistët kthehen në garat e mëdha

Xhudistët kthehen në garat e mëdha

Sfida Dukagjini – Malisheva  zhvillohet sonte në mbrëmje në Klinë

Sfida Dukagjini – Malisheva  zhvillohet sonte në mbrëmje në Klinë

Hashim Thaçi akuzohet nga kryeprokurorja West se formoi grupe për të ndikuar te dëshmitarët  

Hashim Thaçi akuzohet nga kryeprokurorja West se formoi grupe për të ndikuar te dëshmitarët  

Tragjedi në Shtime, gruaja 46-vjeçare ndërron jetë pasi bie nga kati i tretë i një ndërtese

Konstatoi vdekjen e një gruaje, por nuk e lajmëroi rastin në polici, arrestohet një mjek i QKMF-së në Leposaviq

Sarajeva i shkruan OKB-së, kërkon sanksione ndaj Serbisë pas nderimeve shtetërore për Mladiqin

Sarajeva i shkruan OKB-së, kërkon sanksione ndaj Serbisë pas nderimeve shtetërore për Mladiqin

Brenda  24 orëve, Policia raporton për 23 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale

Brenda  24 orëve, Policia raporton për 23 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën