TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rexhbeçaj për FIFA.com: Synojmë të kualifikohemi me Kosovën në Botëror

by tëvë1
2 vjet ago
1
A A
Rexhbeçaj për FIFA.com: Synojmë të kualifikohemi me Kosovën në Botëror

Elvis Rexhbeçaj ëndërron me Kosovën të luaj në Kupën e Botës vitin e ardhshëm, edhe pse ky qëllim, është i vështirë dhe i mundimshëm. Mesfushori i Kombëtares së Kosovës në futboll, në një intervistë për faqen zyrtare të Fifa-së, ka folur për grupin kualifikues të Kosovës, në rrugën drejt Botërorit 2026.

Kosova është në Grupin B të eliminatoreve për Botërorin që do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe SHBA. Në këtë grup janë edhe Sllovenia, Suedia dhe Zvicra.

“Është një grup shumë i barabartë ku çdo ekip mund të mposht çdo ekip tjetër. Ne e kemi dëshmuar disa herë që mund të mbajmë nivel të lartë kundër kombëtareve më të mëdha, dhe nëse jemi në formën tonë më të mirë dhe gjejmë ritmin, çdo gjë është e mundur, madje edhe për një ekip si ne, që konsiderohet e nënvlerësuar”, tha Rexhbeçaj.
“Ne kemi një objektiv të qartë përpara: të arrijmë në Kupën e Botës. Do të mund të realizojmë këtë qëllim vetëm nëse tregojmë pasion dhe bashkëpunim si ekip, ku çdo lojtar punon për njëri-tjetrin”.

The draw for the European qualifiers of the 2026 World Cup took place today in Zurich, placing Kosovo in Group B with Switzerland, Sweden, and Slovakia. The road to the World Cup kicks off in March 2025! #Kosovo #WC2026 #Football pic.twitter.com/L5apjSL5zP

— FFK (@FFK_KS) December 13, 2024

Rexhbeçaj thotë se kualifikimi në Botëror do të ishte gjë e madhe për Kosovën.

“Kam vështirësi ta shpreh me fjalë se sa e madhe do të ishte kjo për vendin dhe për mua personalisht. Mendoj se përfaqësimi i vendit tuaj në Kupën e Botës, edhe nëse është vetëm një herë, është kulmi i suksesit për çdo futbollist. Do të ishte diçka fantastike, megjithatë e dimë që ende ka shumë për të kaluar”, tha mesfushori që luan për skuadrën e Bundesligës gjermane Augsburg.

Rexhbeçaj me Kosovën i ka luajtur pesë ndeshje deri më tash. Ai për herë të parë luajti në shtator të vitit të kaluar në Ligën e Kombeve.

“Kam pasur kontakt të parë me Franco Fodën në fillim të vitit të kaluar. Sapo kaloi ligji që lejonte shtetasit gjermanë të merrnin shtetësinë e dyfishtë, nuk kishte asnjë dyshim që do të luaja për Kosovën. Që nga ai moment, natyrisht që isha i gatshëm të bëja debutimin tim, dhe më në fund arrita ta bëja atë përballë Rumanisë në shtator”, tha Rexhbeçaj.

Kosova ndeshjet e radhës i ka në mars më 20 dhe 23 mars, ku do të përballet me Islandën në barazh për inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve, për të cilat duele Rexhbeqaj ka thënë se nuk do të jenë të lehta, por që ekipi i “Dardanëve” ka mundësi të luaj në nivel të lartë.

📋 #NationsLeague Play-offs League B/C.✅ pic.twitter.com/SyN5B5sUCm

— UEFA Nations League DE (@EURO2024DE) November 22, 2024

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas ndërprerjes së tubimit në veri, Dugolli: Serbia, kurrë më zgjedhje në Kosovë, ajo kohë ka kaluar

Pas ndërprerjes së tubimit në veri, Dugolli: Serbia, kurrë më zgjedhje në Kosovë, ajo kohë ka kaluar

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, Ronaldo e surprizon me një mesazh

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, Ronaldo e surprizon me një mesazh

Ashensori jashtë funksionit, banorët e ndërtesës 12-katëshe detyrohen të ngjisin shkallët

Ashensori jashtë funksionit, banorët e ndërtesës 12-katëshe detyrohen të ngjisin shkallët

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

Ndalohet për 48 orë Valon Lluka, dyshohet për disa vepra penale

Pas ndërprerjes së tubimit në veri, Dugolli: Serbia, kurrë më zgjedhje në Kosovë, ajo kohë ka kaluar

Pas ndërprerjes së tubimit në veri, Dugolli: Serbia, kurrë më zgjedhje në Kosovë, ajo kohë ka kaluar

“InfoNata” 07.10.2026

“InfoNata” 07.10.2026

Dugolli: Kurti, më meritori për tejkalimin e krizës – nuk i nënshtrohet presionit

Dugolli: Kurti, më meritori për tejkalimin e krizës – nuk i nënshtrohet presionit

Gjendja e dy minatorëve vazhdon të jetë e rëndë

Januzi: Minatorët kanë nisur të dalin vullnetarisht përmes daljes emergjente, procesi mund të zgjasë mbi një orë

“Revolucioni i Flamingove” nuk ndalet, protesta në Tiranë vijon prej 130 ditësh

“Revolucioni i Flamingove” nuk ndalet, protesta në Tiranë vijon prej 130 ditësh

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, Ronaldo e surprizon me një mesazh

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, Ronaldo e surprizon me një mesazh

Zulfaj: Procesi i Berlinit, i rëndësishëm për afrimin e rajonit me BE-në

Zulfaj: Procesi i Berlinit, i rëndësishëm për afrimin e rajonit me BE-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën