TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Reshjet e shiut pengojnë festën e qytetarëve në orët e mbrëmjes

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Reshjet e shiut pengojnë festën e qytetarëve në orët e mbrëmjes

Për shkak të reshjeve të shiut, një numër i vogël qytetarësh në Prishtinë kanë dalë sonte për të vazhduar kremtimin e festave të nëntorit. Po ashtu, për shkak të motit me reshje të vazhdueshme shiu është anuluar koncerti i paraparë në sheshin “Shatërvan” në Prizren, në orën 19:00.

28 nëntori, Dita e Flamurit Kombëtar, në kryeqytet u mbajt përkundër kushteve jo të mira atmosferike. Disa nga qytetarët shprehen të lumtur që sot shqiptarët si komb po e festojnë këtë ditë, e disa të tjerë janë të pakënaqur me numrin e vogël të aktiviteteve festive të organizuara nga komuna e Prishtinës në këtë ditë feste.

Qytetari Ismail Mustafa uron festën e 28 nëntorit për të gjithë diasporën duke thënë se populli shqiptar e meriton lirinë që e gëzon sot. Ai thotë se krenohet me flamurin shtetëror të Kosovës, por se në zemrën e tij është flamuri me shqiponjë.

“Urimi im është për 28 nëntorin. Ju uroj fëmijëve që i kam në diasporë të gjithëve 28 Nëntorin, të gjithë popullit shqiptar kudo që janë në botë. Shpresoj të na prijë e mbara. Qysh nuk e kanë merituar! Shekuj e shekuj, e dimë mirë që na kanë mbajtur sundimi osman. Të gjitha këto që kanë qenë beteja që kanë qenë ndaj okupatorëve. Gjithmonë ky popull, faktikisht, kemi për ta festuar Ditën e Flamurit, Ditën Kombëtare. Me hartë (flet për flamurin e Kosovës) është flamur që na u ka imponuar për shtet dhe të kemi shtetin me të dhe krenohemi që e kemi shtetin me të. Sa i përket flamurit kombëtar, nuk ka të bëjë me flamurin shtetëror dhe do të mbetet kombëtare siç thonë dem-baba-dem,” tha Mustafa.

Për të kremtuar këtë ditë të madhe në Kosovë kishte ardhur nga Italia edhe Roberti, i cili nuk deshi të bëjë të ditur mbiemrin. Ai, megjithatë, shprehet i pakënaqur me organizimin festiv të nga na e komunës së Prishtinës.

“Urime për popullin shqiptar që të kalojë sa më mirë. Kjo është dëshira ime për të gjithë shqiptarët. Kam menduar se bëhet më mirë, por nuk ka as festë as asnjë gjë. Kam ardhur nga jashtë, por nuk kam çfarë të bëj. Unë kam pritur që ndonjë organizim, por nuk ka asgjë,” tha Roberti.

Një qytetar tjetër që nuk deshi të identifikohej uron që 28 nëntorët e tjerë populli i Kosovës të jetë i bashkuar me Shqipërinë.

“Mjafton që jemi unikë, e me unitetet mbërrijmë fitore të madh, por duhet kohë. Mendoj që për 28 nëntorët e ardhshëm do të kemi sukses për bashkim. Vetëm pak me pikëpyetje dhe kjo do të përfundojë,” tha qytetari.

Pavarësisht reshjeve të shiut në orët e mbrëmjes, Festës së Flamurit Kombëtar iu janë bashkëngjitur edhe të rinjtë.

“Urime të gjitha shqiptarisë, çka me thënë tjetër, kemi dalë me shokë. Mirëpo, pak koha me shi. Normal duhej organizuar diçka më ekstra, sepse është ditë e madhe kjo”, u shpreh ai.

Ndryshe, për shkak të motit me reshje të vazhdueshme shiu është anuluar koncerti i paraparë në sheshin “Shatërvan” në Prizren, në orën 19:00. Koncerti do të mbahet disa ditë më vonë, bazuar në kushtet e favorshme atmosferike./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deçani po përballet me shumë zjarre e numër të pamjaftueshëm të zjarrfikësve

Deçani po përballet me shumë zjarre e numër të pamjaftueshëm të zjarrfikësve

AKP-ja vazhdon shitjen e pronave, por ku ka mbetur procesi për shuarjen e saj?

AKP-ja vazhdon shitjen e pronave, por ku ka mbetur procesi për shuarjen e saj?

Deri në 12 vjet burg për zjarrvënie

Deri në 12 vjet burg për zjarrvënie

Banorët e Trudës 24-orë në luftë me zjarrin

Banorët e Trudës 24-orë në luftë me zjarrin

Treni del nga shinat në Gjermani, raportohet për të vdekur

“Situata alarmante”, nga zjarret në Klinë digjen edhe shtëpi

“Situata alarmante”, nga zjarret në Klinë digjen edhe shtëpi

Fermerit nga Vitia iu dogjën 43 dele nga zjarri, i emocionuar flet për ngjarjen e rëndë

Fermerit nga Vitia iu dogjën 43 dele nga zjarri, i emocionuar flet për ngjarjen e rëndë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X