TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rëndësia e samitit BE – Ballkani Perëndimor në Tiranë

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Rëndësia e samitit BE – Ballkani Perëndimor në Tiranë

Takimi është i rëndësishëm për një arsye të madhe: kjo është hera e parë që një samit i madh mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet jashtë bllokut evropian.

Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bruksel kanë thënë se ekzistojnë dy synime për këtë samit: mbajtja e një fronti të bashkuar dhe shmangia e devijimeve.

Reklamë

Kjo pasi në 12 muajt e fundit janë regjistruar disa precedentë të këqij në këtë drejtim.

Samiti i fundit, i mbajtur në Bërdo të Sllovenisë, në vjeshtën e vitit 2021, është dominuar nga mospajtimet nëse deklarata finale duhet të përfshijë fjalën “zgjerim”, pasi disa vende anëtare të BE-së kanë dyshuar atëbotë në idenë e zgjerimit të klubit.

Megjithatë, ajo atmosferë as nuk krahasohet me situatën e krijuar në një takim jozyrtar që është mbajtur mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel më 23 qershor.

Ndonëse takimi i fundit është konsideruar historik pasi Ukraina dhe Moldavia kanë fituar statusin e vendeve kandidate për anëtarësim, Bosnje – Hercegovina nuk ka fituar status të tillë.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë arritur të nisin bisedimet për anëtarësim, për shkak të çështjeve të pazgjidhura mes Shkupit dhe Sofjes.

Ka indikacione që samiti në Tiranë do të shkojë pak më mirë.

Së pari, takimi do të mbahet vetëm gjysmë dite, çka nënkupton më pak kohë për mospajtime.

Së dyti, draft-dokumenti që ka parë Radio Evropa e Lirë , në të cilin kanë punuar 27 vendet anëtare në javët e fundit, është optimist dhe jo shumë kritik për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, vendet skeptike sikurse Franca dhe Holanda kanë nisur të përkrahin idenë që anëtarësimi i shteteve joanëtare në bllok nuk është ide edhe aq e keqe.

Përgjatë verës është zhbllokuar nyja në mospajtimet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe tani, sipas draft-dokumentit, zyrtarët evropianë pritet të konfirmojnë se “BE-ja është plotësisht e përkushtuar për perspektivën e Ballkanit Perëndimor rreth anëtarësimit në BE, dhe pritet të bëhet thirrje për përshpejtim të procesit të zgjerimit”.

Në këtë dokument përfshihet edhe fjala “zgjerim”.

Për më shumë, në këtë samit pritet të shmangen temat që shkaktojnë ndasi.

Ndër më kryesoret – refuzimi i vazhdueshëm i Serbisë për t’i vendosur sanksione Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë.

Deri më tani, kjo politikë ka pasur pak pasoja për Beogradin dhe deklarata as që e veçon Serbinë në këtë drejtim.

Nga samiti pritet të ketë edhe lajme të mira.

Në deklaratën e përbashkët mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, operatorët telefonikë do të nënshkruajnë marrëveshje që hap rrugën për zvogëlim të çmimeve të romingut mes bllokut evropian dhe Ballkanit Perëndimor më 2023, me mundësinë e heqjes së tërësishme të kostove më pas.

Raportimet e fundit për rritje të numrit të migrantëve që hyjnë në BE përmes rrugëve të Ballkanit Perëndimor, kanë shqetësuar disa kryeqytete brenda BE-së.

Prandaj në këtë samit pritet të këtë thirrje për luftim të kontrabandës dhe trafikimit me qenie njerëzore.

BE-ja së fundi është zotuar për ndarjen e 40 milionë eurove për të forcuar menaxhimin e kufijve në rajon dhe pritet që të ndahen edhe 30 milionë euro shtesë për luftim të kontrabandës dhe trafikimit.

Disa çështje tjera më delikate pritet të diskutohen më vonë gjatë dhjetorit.

Njëra prej tyre është nëse Bosnje-Hercegovina do të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim këtë vit.

Ka shumë indikacione që vendet e bllokut evropian do të pajtohen për këtë gjë kur të takohen ministrat e tyre në Bruksel më 13 dhjetor, pasi në draftin aktual për zgjerim, që ka parë Radio Evropa e Lirë, nuk ka lëvizje në këtë drejtim.

Disa diplomatë evropianë, që kanë folur në kushte anonimiteti, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se besojnë që Bosnja do të fitojë statusin e vendit kandidat por me kushte – skenar i ngjashëm me mënyrën si e kanë fituar Ukraina dhe Moldavia këtë status verën që lamë pas.

Liderët e BE-së mund ta marrin këtë vendim në një samit që mban BE-ja disa ditë më vonë, përkatësisht 15-16 dhjetor.

Megjithatë, ministrat evropianë edhe mund të mos pajtohen rreth konkluzioneve për zgjerim.

Diçka e tillë ka ndodhur më parë, dhe ka indikacione që mund të ndodhë sërish, pasi tema e Bosnjës mund të mos jetë e vetmja që duhet zgjidhur.

Bullgaria dëshiron të çojë përpara synimet e saj sa u përket mospajtimeve për çështjen e gjuhës, dhe disa vende anëtare kërkojnë tekst më ambicioz për Ukrainën./REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Kur ta lexojmë të plotë aktgjykimin e themi mendimin meritor, gjithmonë i kemi respektuar

Spahiu: Zbardhja e rastit në Zubin Potok interes, përfshirja e EULEX-it rrit besimin

Spahiu: Zbardhja e rastit në Zubin Potok interes, përfshirja e EULEX-it rrit besimin

201 zyrtarë policorë në Mitrovicë të Veriut u trajnuan për komunikim për de-eskalim dhe ndjeshmëri gjinore

201 zyrtarë policorë në Mitrovicë të Veriut u trajnuan për komunikim për de-eskalim dhe ndjeshmëri gjinore

Policia parandalon kontrabandim të mallrave nga Serbia dhe Maqedonia Veriore

Policia parandalon kontrabandim të mallrave nga Serbia dhe Maqedonia Veriore

Kumbulla debuton në fundjavë te Mallorca

Kumbulla debuton në fundjavë te Mallorca

Napoli mbetet pa Lukakun për disa muaj

Napoli mbetet pa Lukakun për disa muaj

Kurti: Kur ta lexojmë të plotë aktgjykimin e themi mendimin meritor, gjithmonë i kemi respektuar

Sulmi rus me raketa vret 7 persona në Kharkiv, ndërsa Zelensky shkon në Uashington

Sulmi rus me raketa vret 7 persona në Kharkiv, ndërsa Zelensky shkon në Uashington

Ismajli në dyshim për Anglinë

Ismajli i mungon Torinos deri në shtator

Frika për Doncicin zhduket, ylli i Lakers gati për EuroBasket

Frika për Doncicin zhduket, ylli i Lakers gati për EuroBasket

Si u komentua në Rusi takimi Trump –Putin, gazetari Pusho tregon detaje

Si u komentua në Rusi takimi Trump –Putin, gazetari Pusho tregon detaje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X