TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

REL: Pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk është opsion

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
REL: Pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk është opsion

Burimet e Bashkimit Evropian, kanë thënë se pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën – që është përmendur si mundësi në media, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit – nuk është opsion.

Por, të njëjtat burime, kanë pranuar për REL-in se edhe në BE po shqyrtohet mundësia e marrjes së masave ndaj Kosovës, në rast se vazhdojnë të mos përfillen kërkesat për uljen e tensioneve në veri, dhe gjetjen e një zgjidhjeje për t’i kthyer serbët në institucionet lokale të asaj pjese.

Serbët lokalë janë duke vazhduar protestat në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, edhe më 9 qershor.

Ata po protestojnë rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

“Ekzistojnë një varg masash që po shqyrtohen dhe diskutohen. Por, shumica e madhe e shteteve anëtare në disa takime, e kanë bërë të qartë se suspendimi i liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është opsion“, ka thënë një zyrtar për REL.

Sipas tij, shumica e shteteve anëtare mendojnë se një hap i tillë do të ishte i ekzagjeruar dhe kundërproduktiv, që do të shkonte kundër qytetarëve të Kosovës, e jo kundër atyre, veprimet e të cilëve nuk janë në përputhje me pritjet e BE-së.

Disa burime tjera diplomatike në BE, kanë thënë se pezullimi i liberalizimit të vizave, do të ishte proces i komplikuar edhe për shkaqe procedurale, sepse për këtë do të duhej të sigurohej shumica e kualifikuar në Këshill.

Sipas tyre, pezullimi i liberalizimit të vizave bëhet më shumë për shkaqe tjera, siç janë çështjet e migracionit apo sigurisë, dhe jo aq arsyet politike.

Por, megjithatë, këto burime nuk e përjashtojnë mundësinë që në rast të përshkallëzimit të mëtejmë të situatës, dhe paraqitjes së kërcënimeve për siguri, apo edhe rreziku për migrim masiv, kjo çështje të mos paraqitet në rend dite në BE.

Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën është miratuar nga BE-ja më herët gjatë këtij viti.

Vendimi është zyrtar dhe përfundimtar, i botuar në Gazetën Zyrtare, dhe pritet të hyjë në fuqi prej 1 janarit të vitit 2024.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon lëvizjen e lirë në vendet e Zonës Schengen./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Imeri: Kosova s’mund të mbetet peng i një grupi të caktuar që ka synime të sabotojë

Imeri: Kosova s’mund të mbetet peng i një grupi të caktuar që ka synime të sabotojë

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së drejt fundit, Aliaj: Presim të kemi një gjykim të drejtë

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së drejt fundit, Aliaj: Presim të kemi një gjykim të drejtë

Zgjedhje të reja apo Qeveri Kurti3 – flasin analistët

Zgjedhje të reja apo Qeveri Kurti3 – flasin analistët

Vdes veprimtari Rasim Zenelaj

“InfoNata” 02.09.2025

“InfoNata” 02.09.2025

Zgjedhje të reja apo Qeveri Kurti3 – flasin analistët

Zgjedhje të reja apo Qeveri Kurti3 – flasin analistët

Vdes veprimtari Rasim Zenelaj

Vdes veprimtari Rasim Zenelaj

Më 11 janar fillon fushata e partive politike

Anëtari i Nismës: Të gjitha partitë po përgatiten për zgjedhje të jashtëzakonshme

“Nuk e dimë kush është në prapavi”, Beqa shprehet kundër fuqizimit të Rashiqit

“Nuk e dimë kush është në prapavi”, Beqa shprehet kundër fuqizimit të Rashiqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X