TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Rektori i UP-së ka një paralajmërim për profesorët dhe i fton studentët ta anulojnë protestën

nga TËVË 1
8 Nëntor, 2024
0
A A
​Rektori i UP-së ka një paralajmërim për profesorët dhe i fton studentët ta anulojnë protestën

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu ka deklaruar se profesorët e UP-së të cilët nuk respektojnë detyrimet e tyre duhet të jenë në shqetësuar, derisa i ka bërë thirrje studentëve që kanë paralajmëruar protestë që mos të bëhen vegla të këtyre profesorëve.

Hajrullahu në një konferencë për media tha se sot është njoftuar se studentët kanë lëshuar komisionin ad-hok dhe kanë njoftuar protestë për ditën e marte, derisa i ka bërë thirrje studentëve të UP-së që mos të bien pre e de informatave dhe lajmeve të rreme.

“Këtu ka keqkuptime të qëllimshme nga grupe të caktuara të cilat siç duket janë gjithçka tjera se sa me parë se Universiteti i Prishtinës është duke lexuar nga zhvillimi i mëtutjeshëm, kushdo qofshin ato që janë deri diku të identifikuar. Për t’u identifikuar shihet se përfituesi i fundit në mos zhvillimin e UP-së, janë vetëm keqdashësit dhe keqdashësit e Republikës së Kosovës, të cilët janë të dokumentuara në këto dosje dhe me të cilat janë organet tjera që merren”, tha ai.

Ai ka paraqitur disa të arriturat në më pak se 6 javë të tij në krye të UP-së, ku përmendi kontributin e tyre në deklaratën e përbashkët për shkencën që është miratuar në kuadër të procesit të Berlinit, pastaj inaugurimin e qendrës për arkeologjinë, marrëveshjen me Japoninë për hapjen e këndit të librave japoneze, avancimin e fondet e MCC, ku do të investohen më shumë se 7-8 milionë dollarë në UP, por edhe çështje tjera.

“Jo vetëm protestat por edhe luftërat kur ndodhin, ato përfundojnë në fund me një marrëveshje. Në rrugë çështjet nuk zgjidhen. Unë sot sapo takova student të Universitetit të Prishtinës, përfaqësues e Parlamentit Studentor dhe i garantova që ata do të jenë prioriteti, pa student ne nuk kemi universitet, nuk janë studentët targeti, nuk janë caku që të godite, mirëpo, siç duket, edhe pse një numër shumë i vogël i punonjësve të UP-së që kanë arrit për vite e për dekada me keqpërdorë dhe me i zhvat fondet publike, duke mos përmbushur detyrat e tyre si profesorë, e duke mos i vlerësuar studentët në mënyrë të vazhdueshme, siç duket janë të shqetësuar. Po ashtu, çarqet e caktuara në këtë universitet duhet të jenë edhe më të shqetësuara kur shohin se paligjshëmritë do të caktohen në kanalet e duhura, andaj janë burime të përhapjes së lajmeve të rreme duke tentuar që me i keqpërdorë studentëve për të dal në protesta dhe rrugë, kinëse po i mohohen të drejtat studentëve. Ne kemi një statut të ri dhe na obligon të sillemi në konformë kornizave ligjore të cilat janë”, tha ai, duke shtuar se profesorët e UP-së, e kanë obligim të bëjnë vlerësimin e studentëve në mënyrë të vazhdueshëm, e që për fat të keq nuk ndodh në të gjitha rastet, shkruan KP.

“Studentët i garantoj me fjalë publike që pa përjashtim do t’i ndërmarrë të gjitha masat që profesorët, së pari t’i përmbushin obligimet e veta kontraktuale. E di që numri më i madh i profesorëve dhe profesoreshave janë të ndershëm, punëtorë që shpeshherë arrin rezultate të jashtëzakonshme”, tha ai.

Sipas tij, është një pakicë që ka arrit të përhap lajme të rreme kinëse menaxhmenti i UP-së është kundër studentëve. Ai shtoi se kanë një sistem elektronik për të përcjellë të arriturat e studentëve por atë që e ka gjetur, është se ky sistem nuk është përdorur nga grupi i dembeleve, gjë që theksoi se nuk do ta lejojë këtë nga situatë me të cilët i kanë futur studentët në “gërshërë”.

“I ftoj që nëse është nevoja dhe nëse kemi ndonjë sfidë për t’i realizuar të drejtat e universiteti, si dhe punëtorëve të ndershëm të këtij universiteti dhe vjen nevoja që të thirret protesta në këtë vend, atëherë unë do të jem i pari së bashku me studentët. Unë nuk do të mbyllem në rektorat dhe të mbrohem nga Policia e Kosovës, unë do të jem i pari së bashku me studentë për realizimin e drejtave dhe secilit punëtorë të universitetit që bashkërisht të arrijmë krijimin e një universiteti që e meritojnë studentët, kjo shkoqeni dhe ky shtet”, tha ai, derisa shtoi vlerësimi duhet të bëhet vazhdimisht dhe në sistemin online dhe jo me provime të paligjshme.

Përndryshe, janë rreth 27 mijë studentë në Universitetin e Prishtinës.

Tags: Arben Hajrullahuprotesta të studentëveRektori i UP-së
ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK publikon letrën e Abdixhikut për Kurtin

Abdixhiku paralajmëron platformën 15-pikëshe për Qeverinë e Unitetit

Auto Draft

Bizneset pritet të shtrenjtojnë produktet, shkak çmimi i rrymës

Auto Draft

Tuneli i “kurrizi” gati në qershor, qytetarët shprehen të kënaqur me projektin

Sulmi me armë ndaj furgonit që po transportonte para, deklarohet policia

Grabitja në Veternik – pas 75 ditëve trajtim në Turqi, vushtrriasi kthehet në shtëpi

Portugalia  fiton trofeun e Ligës së Kombeve

Portugalia  fiton trofeun e Ligës së Kombeve

LDK publikon letrën e Abdixhikut për Kurtin

Abdixhiku paralajmëron platformën 15-pikëshe për Qeverinë e Unitetit

Auto Draft

Bizneset pritet të shtrenjtojnë produktet, shkak çmimi i rrymës

Auto Draft

Tuneli i “kurrizi” gati në qershor, qytetarët shprehen të kënaqur me projektin

Sulmi me armë ndaj furgonit që po transportonte para, deklarohet policia

Grabitja në Veternik – pas 75 ditëve trajtim në Turqi, vushtrriasi kthehet në shtëpi

Ndalimi i ish-policit  në Serbi, Morina: Qetësia në veri nuk i konvenon Vuçiqit

Ndalimi i ish-policit në Serbi, Morina: Qetësia në veri nuk i konvenon Vuçiqit

Policia: Vdekja e të riut në autostradën “Arbën Xhaferi” nuk ishte si pasojë e aksidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X