Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.
Tëvë 1 mëson se bëhet fjalë për kryetarin e Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri.
Tëvë 1 është munduar të kontaktojë me Zeqirin, por i njëjti nuk është përgjigjur.
Redaksia po ashtu ka dërguar pyetje në drejtim të IPK-së për të konfirmuar rastin.