Zëvendëskryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Ilir Berisha, tha se për të arritur regjistrim të suksesshëm është i domosdoshëm bashkëpunim ndër institucional.
Sipas tij, komunat luajnë rol të rëndësishëm në projektin e regjistrimit të popullsisë dhe kjo do të ketë ndikim edhe në politikbërje dhe ndarje buxhetore.
“Data e regjistrimit të popullsisë është caktuar nga shtatori deri në tetor të vitit të ardhshëm. Qëllimi i takimit është fillimi i fushatës informuese. Komunat luajnë rol të rëndësishëm në projektin e regjistrimit të popullsisë. Regjistrimi është proces i përgjithshëm i planifikimit. Ndryshimet e mëdha kanë ndikim në zhvillimet e ardhshme të popullsisë. Të dhënat nga regjistrimi kanë përdorim të gjerë. Qëllimi është të sigurojmë fakte për politikbërje. Për të arritur regjistrim të suksesshëm është i domosdoshëm bashkëpunim ndër institucional, i cili realizohet përmes Komisionit qendror të regjistrimit”, tha ai.
Visare Mujko-Nimani, shefe e Zyrës së UNFPA në Kosovë, tha se numri i saktë i popullsisë është i një rëndësie të veçantë, prandaj edhe po e përkrahin këtë projekt.
“Ne po e përkrahim projektin për regjistrimin e popullsisë që të kuptojmë numrin e popullsisë. Iu dëshiroj sukses dhe shpresoj të kemi diskutime frytdhënëse”, tha ai.
Mërgim Neziraj, shef i kabinetit të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal tha se janë gjithmonë afër komunave.
“Regjistrimi i popullsisë është nder proceset më të rëndësishme. Na duhet numri i saktë i popullsisë andaj regjistrimi nuk është vetëm e dhënë statile, por edhe proces dinamik. Ministria do të ofrojë përkrahje në të gjitha proceset dhe bashkëpunim me komunat do të bëjmë punë të mirë”, tha ai.
Arsim Osmani nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, tha se vendi ka nevojë për të dhëna në mënyrë që të dihet se ku të fokusohen investimet si në arsim e fusha të tjera.
“Unë ndihem mirë që mund të flas në emër të Asociacionit. Kjo është e rëndësishme si proces sa për vendin, por edhe projekte. Kemi fshatra më pak se 100 banorë dhe duhet ofruar sistemin arsimor. Kemi nevojë edhe për të dhëna tjera banuese familjare. Në organizata ndërkombëtare me milion fonde mund të shfrytëzojnë komunat në çështje të energjisë”, tha Osmani.
Avni Kastrati, menaxher i Regjistrimit të Popullsisë në ASK, tha se do të diskutojnë me secilën komunë në lidhje me kriteret si dhe përzgjedhjen e stafit.
“Me fillimin e vitit të ardhshëm do të kemi diskutime në secilën komunë. Regjistruesi do të shkojë te një familjar, agjencia, komisioni qendror dhe Qeveria e Kosovës. Në bazë të ligjit ASK cakton kriteret. ASK do të bëjë listën e ngushtë dhe do t’ia dorëzojë komunave dhe do të bëjmë përzgjedhjen e stafit.
“Ne e nisur fushatën sensibilizuese. Komisioni qendror është formuar. Dhe pastaj do të formohen edhe komisionet komunale. Prej janarit deri në muajin mars do të jemi në komuna të Kosovës dhe do të diskutojmë vetëm për formula sepse pyetësori mbyllet me 1 mars. Konkursi kemi planifikuar të jenë në muajin mars-prill për regjistrues dhe mbikëqyrës 12 mijë vetë”, tha ai.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se shqetësuese mbetet se listata e votuesve nuk përkojë me numrin e popullsisë së një komune.
“Shpreh shqetësimin tim sepse çdo komunë ka listë të votuesve dhe nuk përputhen me numrin e popullsisë të çdo komune. Kemi komplikime në sektorin e arsimit shëndetësisë. Kur po flasim për shërbime iu nënshtrohemi disa aktivitet qoftë për ligjin mbi arsimin. Ne vijmë në një situatë kur e kemi të rëndësishëm organizimi administrativ i komunës asambleja komunale”, tha Ramosaj.
Ai shtroi pyetjen cila është mundësia ligjore që ta kem një regjistrim të qytetarëve edhe jo rezident.
“Sipas regjistrimit Deçani ka 40 mijë banorë krejt”, u shpreh Ramosaj./EO/