Rrugën nga Zvicra në Preshevë, kësaj radhe Qani Aliu e ka bërë për të kryer regjistrimin si shqiptar në vendlindje.
Kjo për shkak që të shtunën, në tërë Serbinë ka filluar regjistrimi i popullsisë, e këtu janë të përfshirë edhe shqiptarët në këto anë.
Mërgimtari ka thënë se këtë vendim e ka marrë, për të treguar që në këto anë ka më shumë shqiptarë se sa mendojnë.
E këto regjistrime digjitale në lagjet e Preshevës, po i bënë regjistruesi Bardh Doda.
Sipas tij, ka interes dhe bashkëpunim me qytetarët shqiptarë në këto anë.
Thirrje për vazhdim të interesimit dhe regjistrim ka bërë edhe i pari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.
Por Arifi ka thënë se përmes regjistrimit nuk do ndalet pasivizimi i adresave nga ana e shtetit serb.
Regjistrimi i popullsisë në Serbi, për herë të fundit ka qenë në vitin 2011, mirëpo në atë periudhë shqiptarët atje e kishin bojkotuar regjistrimin.
Kronika e gazetares Fetije Kamberi.