TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Reduktimet, a po keqpërdoren masat emergjente nga KEDS-KESCO?

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Sulmohen dy punëtorë të KEDS-it në Skenderaj

Kështu ka thënë hulumtuesi në Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP), Dardan Abazi, i cili thotë se reduktimet e energjisë po i dëmtojnë bizneset, familjet dhe shërbimet publike.

Abazi thekson për KosovaPress se Qeveria është e papërgatitur për krizën energjetike dhe pret të jetë një dimër i vështirë sivjet për shkak të çmimeve të larta të energjisë në tregun ndërkombëtar, reduktimeve dhe mungesës së energjisë elektrike në Kosovë.

“Reduktimet e energjisë prekin gjithë strukturën zhvillimore të vendit, ekonominë e vendit, familjet, shërbimet publike dhe të gjithë sektorët e vendit, sepse ka raste që kompanitë e energjisë po keqpërdorin këto faza të emergjencës për të imponuar reduktime, qoftë në emër të punimeve teknike, qoftë në emër të ngarkesave të rrjetit, në atë mënyrë që i shkelin të drejtat e konsumatorëve edhe më shumë”, thotë Abazi.

Në anën tjetër, zyrtarë të KEDS-it kanë mohuar se ka keqpërdorime për sa i përket ndalesave në emër të punimeve.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala thotë për KosovaPress se aktualisht ka furnizim të mjaftueshëm të energjisë elektrike dhe sipas tij nga muaj gusht nuk ka kufizime të energjisë elektrike.

Buzhala thotë se për të gjitha ndalesat që bëhen ka punime dhe investime, kjo siç thekson ai, edhe mund të vërtetohet.

“Ka furnizim mjaftueshëm, nuk ka kufizime të energjisë elektrike që nga muaji gusht. Të gjitha ndalesat që bëhen ka punime, intervenime, investime dhe ju mund ta verifikoni këtë vetëm zgjidheni ju një ndalesë. Kërkojmë nga INDEP dhe nga secili subjekt që të flasë vetëm me fakte e jo me hamendesime”, përgjigjet Buzhala për KosovaPress.

Ndërkaq, se a do të ketë furnizim të rregullt të energjisë elektrike në ditët në vijim, dhe për pretendimet lidhur me reduktimet në emër të punimeve, nuk janë përgjigjur nga Ministria e Ekonomisë.

Sa i përket masave qeveritare për përballimin e krizës energjetike, hulumtuesi në INDEP, Abazi ka thënë se Kosova është e papërgatitur sikur në vitin e kaluar.

Ai thotë se masat emergjente nga Qeveria dhe Kuvendi janë më tepër për të arsyetuar reduktimet.

“Jemi njëjtë të papërgatitur sikur që ishim vitin e kaluar dhe masat të cilat po i ndërmerr Kuvendi i Kosovës për shpalljen e emergjencës në sektorin e energjisë është më tepër për të arsyetuar reduktimet, sepse Qeveria në një mënyrë ka vendosur që ne ta paguajmë me terr çfarëdo krize të mundshme të energjisë, e të mos ketë shtrenjtim tjetër të tarifave të energjisë pa çka se në modelin e tanishëm kjo politikë është e paqëndrueshme, sepse kosto e reduktimeve është gjithmonë më e lartë se sa çfarë do kosto tjetër e shtrenjtimit të energjisë”, thotë ai.

Abazi thekson se vendin e pret një dimër i vështirë dhe, siç thekson ai, është e çuditshme se si Ministria e Ekonomisë vazhdon të jetë e ngadalshme në miratimin e masave, për politikat e legjislacionit dhe vonesën e strategjisë për energji.

INDEP thotë se Ministria e Financave në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë do të duhej të themelonin Fondin e Konsumatorëve në nevojë./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Ndjekje policore nga Obiliqi deri në Mitrovicë, shoferi nuk iu bind urdhrit – goditi tri herë veturën e Policisë

Tre persona të lënduar nga një aksident në Zllakuqan të Klinës

Aksidenti në Prishtinë përfundon me rrahje, pesë të lënduar

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

​Vëllaznimi dhe Llapi barazojnë në derbin dramatik në Gjakovë

​Vëllaznimi dhe Llapi barazojnë në derbin dramatik në Gjakovë

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën