Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se, për shkak të rritjes së turbullirës në kanalin Ibër-Lepenc dhe punimeve që po realizohen atje, Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj aktualisht është jashtë funksionit.
Si rrjedhojë, gjatë ditës së sotme priten ndërprerje dhe reduktime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona, përfshirë Fushë-Kosovë, Obiliq, si dhe një pjesë të lagjes “Kalabria” në Prishtinë.
Në njoftim është bërë e ditur se ndikime në furnizim mund të ketë edhe në lagje të tjera të kryeqytetit.
Sipas njoftimit zyrtar, ekipet teknike ndodhen në terren dhe po e monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme. /teve1.info/








