Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Nrecaj thotë se veteranët janë heronjtë e Kosovës.
“Ligji për pagën minimale ka kaluar në lexim të parë në Kuvend dhe ai ligj natyrisht që nuk e ka përfshirë edhe kategorinë e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe natyrisht mospërfshirja e kësaj kategorie është… unë e shoh si poshtrim të kësaj kategorie, sepse këta janë heronjtë e Kosovës”, tha ai. /Teve1.info/