TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Realizohet 50% e pagave, ndërpritet greva e minatorëve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Katër orë nën tokë

Një numër i minatorëve nga ndërrimi i parë në minierën e Trepçës në Stantërg, bojkotoi sot punën për shkak të vonesës së pagave për muajin qershor, por gjatë ditës u realizuan 50% të pagave dhe greva u ndërpre.

Kryetari i Sindikatës së minatorëve në Trepçë, Ibrahim Januzi bëri të ditur se mbështet grevën e minatorëve dhe kërkesat e tyre i sheh si të drejta.

Ai pranoi se një pjesë e punëtorëve nga ndërrimi i parë bojkotuan sot punën për shkak të mosekzekutimit të pagave, ndërsa për ndërrimin e dytë tha se nuk ka informacion nëse punëtorët kanë vazhduar me bojkot ose kanë hyrë në minierë.

“Ne si Sindikatë i mbështesim kërkesat e minatorëve dhe i shohim të drejta, legjitime dhe të pamohueshme …Kemi informatë se është realizuar 50 për qind e pagave… Sa i përket ndërrimit të dytë unë nuk kam informacione se si do të zhvillohet… Realisht në ndërrimin e parë pjesa dërmuese e punëtorëve kanë qenë në grevë, përveç njësive primare siç janë sistemi i largimit të ujërave, sistemi i pompimit, kujdestaria”, tha Januzi.

Në anën tjetër, drejtori general i ndërmarrjes Trepça, Enis Abdurrahmani i tha KosovaPress-it përmes telefonit se 50 për qind e pagave u realizuan gjatë ditës së sotme dhe pjesa tjetër do të realizohet deri të premten.

Sipas tij, Trepça ka trashëguar borxhe nga e kaluara në vlerë prej rreth 6 milionë euro, të cilat përmes procesit përmbarimor është duke i kthyer në periudhat e tashme.

Drejtori Abdurrahmani potencoi se menaxhmenti është i zotuar që kompensimi i pagave të bëhet sipas realizimit të planit të prodhimit dhe planit të të hyrave financiare.

“Një pjesë e punëtorëve nga ndërrimi i parë kanë bojkotuar sot punën, derisa të gjithë punëtorët e ndërrimit të dytë kanë shprehur gatishmëri ta vijojnë punën. Gjatë ditës janë realizuar 50 për qind e pagave për punëtorët, ndërsa edhe pjesa tjetër pritet të realizohet deri të premten. Trepca ka trashëguar borxhe nga e kaluara në vlerë prej rreth 6 milion euro, të cilat përmes procesit përmbarimor është duke i kthyer në periudhat e tashme. Menaxhmenti është i zotuar që kompensimi i pagave të bëhet sipas realizimit të planit të prodhimit dhe planit të të hyrave financiare. Bojkoti dhe protestat e nxitura nga Sindikata janë të papranueshme. Menaxhmenti apelon tek të gjithë punëtorët që të mos manipulohen. Trepça është korporatë e cila bazuar në të hyrat dhe fitimet detyrohet të shpërndajë pagat dhe shpenzimet”, tha Abdurrahmani për KosovaPress

Tags: Greva ne Trepce
ShareTweet

Postime të ngjashme

LVV këtë vit organizon zgjedhjet e brendshme

LVV këtë vit organizon zgjedhjet e brendshme

Sallahu: Serbia duhet të fajësohet për sulmin në Banjskë

Sallahu: Nuk ka zgjedhje nëse Presidenti s’zgjidhet deri më 4 mars për shkak të bojkotit të deputetëve

Konjufca dënon sulmet e Iranit në zonat civile dhe tregtare

Konjufca dënon sulmet e Iranit në zonat civile dhe tregtare

Rizvanolli takime në Departamentin e Energjisë dhe Shtetit, flet për mundësitë e bashkëpunimit

Vriten tre ushtarë amerikanë në sulmet ndaj Iranit

Kurti takohet të hënën me Abdixhikun

Kurti takohet të hënën me Abdixhikun

20-vjeçarja padit Meta dhe Google për varësinë ndaj rrjeteve sociale!

20-vjeçarja padit Meta dhe Google për varësinë ndaj rrjeteve sociale!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën