TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Reali, pas Liverpooli eliminon edhe Chelsea, Napoli kujtohet vonë ndaj Milanit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Reali, pas Liverpooli eliminon edhe Chelsea, Napoli kujtohet vonë ndaj Milanit

Rodgygo ka shkëlqyer, derisa Real Madridi ka shënuar tjetër fitore ndaj Chelseat për të bërë vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas fitores 2:0 në “Santiago Bernabeu” një javë më parë, Madridi të martën mbrëma fitoi 2:0 edhe në “Stamford Bridge”, në ndeshjen e dytë të çerekfinales. Me rezultatin e përgjithshëm 4:0, madrilenët kanë zënë vend në gjysmëfinale të Championsit, fazë ku paraqiten rregullisht.

Rodrygo në pjesën e parë goditi shtyllën, ndërsa sfidën në Londër e vendosi në pjesën e dytë.

Braziliani 22-vjeçar shënoi për 1:0 në minutën e 58-të, pas një aksioni të bukur të Madridit. Asistues ishte Vinicius Junior.

Golin e dytë, Rodrygo e shënoi në minutën e 80-të. Sërish kampioni evropian realizoi aksion të bukur, ku ishin të përfshirë edhe Vinicius Junior e Federico Valverde. Rodrygo thuajse hyri me top në portë për të kompletuar debaklin e Chelseat në Champions. Në gjysmëfinale, Real Madridi takohet me Manchester Cityn apo Bayernin.

Ndërkaq biletë ka siguruar edhe Milani, e cila i ka mbijetuar sulmeve të Napolit për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas një kohe shumë të gjatë.

Të martën mbrëma në stadiumin “Diego Armando Maradona” në Napoli, Milani e Napoli barazuan me rezultatin 1:1. Kështu vendimtare doli të jetë fitorja e arritur në “San Siro”, javën e kaluar. Milani kishte fituar 1:0 në shtëpi dhe me rezultatin e përgjithshëm 2:1 kalon në gjysmëfinale.

Të martën, golin për Milanin e shënoi Olivier Giroud në minutën e 43-të. Por meritat për golin i kishte Rafael Leao. Ai vrapoi mbi 60 metra, kaloi dy lojtarë të Napolit dhe shërbeu Giroudin.

Fare në fund, në minutën e 93-të, Victor Osimhen shënoi për rezultatin 1:1. Por ky rezultat nuk ishte i mjaftueshëm për skuadrën e Amir Rrahmanit. Rrahmani luajti deri në minutën e 74-t, ndërsa u kalua nga Leao gjatë atij vrapimi të veçantë.

Giroud humbi penallti për Milanin në minutën e 22-të, ndërsa nga pika e bardhë dështoi edhe Kvara i Napolit, në minutën e 82-të.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Drita triumfon ndaj Malishevës

​Drita triumfon ndaj Malishevës

​Drenica dhe Prishtina barazojnë në Skenderaj

​Drenica dhe Prishtina barazojnë në Skenderaj

I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

U lëndua te Kosova, Albian Hajdari pritet të luaj për Hoffenheimin

U lëndua te Kosova, Albian Hajdari pritet të luaj për Hoffenheimin

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Çanak: Kurti është duke e respektuar rendin dhe  ligjin

Çanak kritikon memorandumin e Qeverisë serbe dhe Kishës për themelimin e Universitetit të Shën Savës

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

​Demokratët evropianë kërkojnë shkarkimin e ministrit serb për deklaratën se policia ka të drejtë të vrasë të rinj

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën