Real Madridi ka zyrtarizuar transferimin e talentit argjentinas Franco Mastantuono. Ai ka firmosur për gjashtë vjet kurse kontrata është e vlefshme prej 14 gushtit.
Ai transferohet nga River Plate, ku edhe u zhvillua. U bë golashënuesi më i ri në histori të River Plate me të cilën skuadër e fitoi Superkupën e Argjentinës.
Me 17 vjet është edhe lojtari më i ri që ka luajtur me Argjentinën.