Real Madridi ka shënuar fitoren e tretë në po aq ndeshje të luajtura këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
Të mërkurën mbrëma, Real Madridi mposhti skuadrën e Juventusit.
Ndeshja e luajtur në stadiumin “Santiago Bernabeu” përfundoi me shifrat 1:0 për vendasit.
Jude Bellingham shënoi golin e vetëm në minutën e 57-të, ndërsa Edon Zhegrova qëndroi në stol tek Juventusi, pa u aktivizuar fare.
Ndeshjet tjera të mbrëmjes, përfunduan me rezultatet: Monaco – Tottenham 0:0, Atalanta – Slavia 0:0, Bayern – Brugge 4:0, Chelsea – Ajax 5:1, Eintracht Frankfurt – Liverpool 1:5 dhe Sporting – Marseille 2:1.