TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Real Madrid s’toleron Chelsea, Milan e mposht në San Siro Napolin

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Real Madrid s’toleron Chelsea, Milan e mposht në San Siro Napolin

Karim Benzema dhe Marco Asensio kanë shënuar nga një gol për fitoren e Real Madridit ndaj Chelseat. Madridi fitoi 2:0 të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Madrilenët kanë dominuar në fushë, ndërsa kanë rrezikuar dukshëm më tepër se londinezët. Benzema gjeti rrugën drejt portës në minutën e 22-të për të vazhduar me formë të lartë. Me rezultatin 1:0 përfundoi pjesa e parë.

Ndërkohë Marco Asensio konkretizoi me gol një aksion të bukur të Real Madridit në minutën e 74-t. Chelsea prej minutës së 59-të luajti me një lojtar më pak në fushë. Ben Chilwell u ndëshkua me karton të kuq. Ndonëse fitorja e madrilenëve është bindëse, skuadra gjysmëfinaliste do të përcaktohet në ndeshjen e kthimit që zhvillohet në “Stamford Bridge” më 18 prill.

Edhe Milan fitoi në San Siro me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League ndaj Napolit. Kuqezinjtë shfrytëzuan një gol në minutën e 40-të të pjesës së parë teksa shfrytëzuan në maksimum një kundërsulm që u finalizua nga Bennacer. Në fraksionin e dytë, napoletanët provuan të barazonin, por miqtë mbetën me 10 lojtarë pasi Anguissa mori dy të verdha brenda pak minutave.

Megjithatë, Napoli tentoi deri në fund për barazimin, por Maignan me pritjet e tij mbajti në fuqi fitoren e kuqezinjve. Në javën e ardhshme, në stadiumin Maradona pritet një përballje e fortë teksa rezultati lë gjithçka hapur edhe pse Milan niset i avantazhuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Drita triumfon ndaj Malishevës

​Drita triumfon ndaj Malishevës

​Drenica dhe Prishtina barazojnë në Skenderaj

​Drenica dhe Prishtina barazojnë në Skenderaj

I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

U lëndua te Kosova, Albian Hajdari pritet të luaj për Hoffenheimin

U lëndua te Kosova, Albian Hajdari pritet të luaj për Hoffenheimin

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Çanak: Kurti është duke e respektuar rendin dhe  ligjin

Çanak kritikon memorandumin e Qeverisë serbe dhe Kishës për themelimin e Universitetit të Shën Savës

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

​Demokratët evropianë kërkojnë shkarkimin e ministrit serb për deklaratën se policia ka të drejtë të vrasë të rinj

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën