TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Reagon Trepça: Jemi të pastër, por insistojmë të zbardhen të gjitha akuzat

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Trepça mposht Golden Eagle Yllin me rezultatin 72:68

Klubi i basketbollit, Trepça, ka ftuar organet e rendit ta hetojnë pretendimin e Prishtinës për manipulim të ndeshjes mes dyja klubeve që u luajt të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Ata kanë thënë se nuk janë të përfshirë në këtë rast.

Përmes një komunikatë, Trepça thotë se jan “të pastër si kristali” dhe nuk lejonë që të përlyhet emri i tyre.

Prishtina po pretendon se gjyqtarët e huaj që po gjykonin ndeshjet e plejofit u tentuan të manipuloheshin me ryshfet para ndeshjes së tretë gjysmëfinale mes kryeqytetasve dhe Trepçës.

Më pas, ndeshja mes Prishtinës dhe Trepçës u gjykua nga vendorët, pa ndonjë paralajmërim.

Prishtina udhëheq 2:1.

Njoftimi i plotë:

TREPÇA, e pastër si kristalet tona

Të nderuar tifozë të zjarrtë të skuadrës sonë. Të nderuar adhurues të basketbollit kosovar në përgjithësi.

Me vëmendje kemi lexuar një komunikatë të lëshuar sot nga klubi tjetër i Superligës së Kosovës në basketboll, KB Sigal Prishtina. Me shqetësim kemi lexuar pretendimin e klubit prishtinas se ka pasur përpjekje për të manipuluar ndeshjen e kaluar të gjysmëfinales së play-offit.

Klubi ynë nuk është dhe nuk ndjehet pjesë e këtyre zhvillimeve jashtë fushës së basketbollit. TREPÇA, ashtu si kristalet e minierës sonë, është plotësisht e pastër. KB Trepça nuk merret me gjëra që nuk i takojnë sportit dhe me “lojëra” jashtë parketit.

Prandaj, ftojmë organet përgjegjëse të hetuesisë së shtetit tonë dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës që të kryejnë punën e tyre dhe të zbardhin pretendimet e klubit Sigal Prishtina. Gjithashtu ftojmë dhe do të insistojmë si klub që të zbardhen jo vetëm këto pretendime, por të gjitha dyshimet për parregullsi në basketbollin kosovar në vitet e fundit.

Ka tri vjet që kryesia aktuale e KB Trepça jep maksimumin për ta ngritur basketbollin kosovar në nivelin më të lartë. Me mburrje të plotë themi se këtë e kemi arritur. Ndjehemi krenarë që interesimi për basketbollin kosovar është në kulm dhe që klubi ynë ishte katalizator i kësaj ngritjeje të mahnitshme.

Klubin e morëm me shumë telashe e vështirësi. Për tri vjet e kemi kthyer në organizatë sportive shumë të suksesshme, shembull për korrektësi me të gjitha palët e përfshira: lojtarët, trajnerët, agjentët e lojtarëve, FBK-në e klubet tjera.

Jemi në ngritje të vazhdueshme sa i përket suksesit sportiv. Kemi luajtur shumicën e finaleve dhe kemi fituar trofe.

Prandaj nuk lejojmë në asnjë mënyrë që të përlyhet emri i madh TREPÇA. Me përkushtim dhe vendosmëri do të mbrojmë punën tonë, djersën tonë dhe imazhin e klubit, që i bënë nder basketbollit e sportit kosovar në përgjithësi.

Do t’i shkojmë deri në fund kësaj çështjeje dhe do të insistojmë që të zbulohen gjitha parregullsitë e pretenduara.

E përsërisim, si klub jemi plotësisht të pastër dhe në asnjë mënyrë nuk jemi të përfshirë në këto zhvillime.

Tifozët tanë i ftojmë që të qëndrojnë pranë klubit e ekipit. Jemi të fokusuar për organizim madhështor të ndeshjes së ardhshme gjysmëfinale të plejofit. Për të dëshmuar që TREPÇA është shumë e madhe dhe plotësisht e pastër. E pastër kristal.

Me respekt

Kryesia e KB TREPÇA

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ademi pas rizgjedhjes si kryetar i FFK-së: “Kam mbi 50 mijë përkrahës prapa meje”

Ademi pas rizgjedhjes si kryetar i FFK-së: “Kam mbi 50 mijë përkrahës prapa meje”

“Adidas”, partner zyrtar i Kombëtares së Kosovës në futboll

“Adidas”, partner zyrtar i Kombëtares së Kosovës në futboll

Trabzonspori insiston për Milot Rashicën

Trabzonspori insiston për Milot Rashicën

Agim Ademi rizgjidhet kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës

Agim Ademi rizgjidhet kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës

ZRRE pret në takim Misionin e FMN-së, diskutohet liberalizimi i tregut

ZRRE pret në takim Misionin e FMN-së, diskutohet liberalizimi i tregut

Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?

Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?

Sondazhi i Gallup: Amerikanët janë thellësisht të shqetësuar për sistemin e tyre politik

Sondazhi i Gallup: Amerikanët janë thellësisht të shqetësuar për sistemin e tyre politik

Dorëzimi i dosjeve për hetim, Prebreza: Erdhi koha që dikush duhet të marrë përgjegjësi për degradimin e Fushë-Kosovës

Dorëzimi i dosjeve për hetim, Prebreza: Erdhi koha që dikush duhet të marrë përgjegjësi për degradimin e Fushë-Kosovës

Kush ishin katër anëtarët e familjes shqiptare që humbën jetën në Itali nga rrjedhja e gazit?

Kush ishin katër anëtarët e familjes shqiptare që humbën jetën në Itali nga rrjedhja e gazit?

Osmani takohet me gratë lidere në Riad: Miqësia Kosovë–EBA drejt bashkëpunimit në art dhe inovacion

Osmani takohet me gratë lidere në Riad: Miqësia Kosovë–EBA drejt bashkëpunimit në art dhe inovacion

Ademi pas rizgjedhjes si kryetar i FFK-së: “Kam mbi 50 mijë përkrahës prapa meje”

Ademi pas rizgjedhjes si kryetar i FFK-së: “Kam mbi 50 mijë përkrahës prapa meje”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën