TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Reagon Telekomi i Kosovës, Gjykata Komerciale i kërkoi t’ia paguaj edhe 5.7 milionë Euro Dardafon.net

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Z-Mobile fiton në Arbitrazh për herë të dytë, Telekomi detyrohet t’ia paguaj mbi 11 milionë euro

Telekomi i Kosovës ka reaguar parmes një komunikate për medie, duke e akuzuar sistemin gjyqësor se po e dëmton këtë Ndërmarrje Publike, raporton teve1.info

Sipas komunikatës së Telekomit, Gjykata Komerciale i ka dorëzuar aktvendimin e shkallës së patë, me të cilin gjykatësi A.T. e obligon Telekomin e Kosovës që t’ia paguaj kompanisë Dardafon.net shumën prej 5.7 milionë eurove.

Telekomi i Kosovës ka thënë se është duke u përballur me dështimin e përsëritur të sistemit gjyqësor që të adresojë në mënyrë të drejtë dhe ligjore kontestin e saj me Dardafon.net.

“Telekomi i Kosovës ka pranuar Aktvendimin KPPP nr. 365/23 nga Gjykata Komerciale, Dhoma e Shkallës së Parë (Aktvendimi i Gjykatës Komerciale), me të cilin gjykatësi individual A.T. ka detyruar Telekomin e Kosovës që të paguajë edhe një shumë shtesë prej afërsisht 5.7 milionë euro për Dardafon.net.

Telekomi i Kosovës ndodhet në një situatë ku veçse ka paguar shumën prej më shumë se 40 milionë euro përkundër detyrimit të obliguar në vlerë prej 27.6 milionë sikurse ishte përcaktuar në Vendimin e Arbitrazhit (afërsisht 13 milionë mbipagesa që duhet të kthehen nga Dardafon). Kështu, në një proces gjyqësor në shkelje flagrante të parimeve themelore procedurale, të dokumentuar si të ndikuar nga Dardafon.net, Telekomi detyrohet të paguajë më shumë se dyfishin e detyrimit nga një gjykatë shtetërore”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Sipas njoftimit, Telekomi i Kosovës, brenda afatit ligjor, ka ushtruar të drejtën për ankesë dhe lënda është në vendosje pranë Gjykatës Komerciale, megjithatë, mënyrën e trajtimit të këtij rasti, Telekomi e ka quajtur shqetësuese.

“Mënyra e trajtimit të kontestit të Telekomit të Kosovës me Dardafon është tejet shqetësuese, dhe është në shkelje të parimeve themelore të administrimit të drejtësisë. Ky reagim publik vjen për shkak të përsëritjes dhe dështimit të adresimit të këtyre shkeljeve brenda sistemit të drejtësisë dhe përsëritjes së shkeljeve të njëjta në dëm të Telekomit të Kosovës.

Është hera e tretë (3) që gjykata e shkallës së parë është duke vendosur të njëjtin rast, kjo pasi dy vendimet paraprake i janë anuluar për shkak të shkeljeve themelore të të drejtave kushtetuese dhe ligjore të Telekomit të Kosovës për një proces të drejtë ligjor.

Pamundësia për të pasur një proces të drejtë ligjor ka ndikuar që Telekomi të mos ketë mundësi të rikuperojë më shumë se 13 milionë euro mbipagesa ndaj Dardafon.net.

Këto mjete paraqesin detyrim ligjor të Dardafon.net që t’i kthehen prapa Telekomit të Kosovës dhe duhet konstatuar nga Gjykata”, thuhet në komunikatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti e Abdixhiku arrijnë në Kuvend për takimin konsultativ për zgjedhjen e presidentit

Bisedimet për presidentin, kryeministri Kurti akuzohet se po e zvarrit procesin

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Kosovari që jepi kafe falas, lojtarët turq i dhurojnë fanellë

Ambasadori i Italisë viziton kompaninë “AMRE”

Ambasadori i Italisë viziton kompaninë “AMRE”

Pas raportimit të Tëvë1, nxënësit e Koliqit i kthehen mësimit – munguan për katër muaj

Pas raportimit të Tëvë1, nxënësit e Koliqit i kthehen mësimit – munguan për katër muaj

FFK-ja reagon për sulmet ndaj Vedat Muriqit

FFK-ja reagon për sulmet ndaj Vedat Muriqit

“Këndi i Kimit” 01.04.2026

“Këndi i Kimit” 01.04.2026

Ambasada amerikane: Grupet iraniane mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA-të në Shqipëri

Ambasada amerikane: Grupet iraniane mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA-të në Shqipëri

Kurti e Abdixhiku arrijnë në Kuvend për takimin konsultativ për zgjedhjen e presidentit

Bisedimet për presidentin, kryeministri Kurti akuzohet se po e zvarrit procesin

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Kosovari që jepi kafe falas, lojtarët turq i dhurojnë fanellë

Ambasadori i Italisë viziton kompaninë “AMRE”

Ambasadori i Italisë viziton kompaninë “AMRE”

Pas raportimit të Tëvë1, nxënësit e Koliqit i kthehen mësimit – munguan për katër muaj

Pas raportimit të Tëvë1, nxënësit e Koliqit i kthehen mësimit – munguan për katër muaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën