TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Reagon më në fund edhe KB Bashkimi për turpin në Prizren

by tëvë1
2 muaj ago
0
A A
Reagon më në fund edhe KB Bashkimi për turpin në Prizren

Klubi i basketbollit Bashkimi ka dënuar incidentin e mbrëmshëm në palestrën e sportit “Sezai Surroi” në Prizren, ku me një mjet u godit në kokë basketbollisti i KB GO+Peja, Dardan Berisha.

Ky incident i qiti hije të keqe sfidës së parë të çerekfinales së Kupës së Kosovës, mes Bashkimit dhe GO+Peja.
Bashkimi ka reaguar për turpin e madh.

“Të nderuar tifozë portokall e zi, të nderuar qytetarë të Prizrenit,

Përkrahja dhe përkushtimi juaj e bëjnë palestrën “Sezai Surroi” një nga ambientet sportive më të mira në Kosovë.
Megjithatë, klubi është i detyruar të rikujtojë rregullat bazë të sjelljes gjatë ndeshjeve.
Hedhja e çfarëdo sendi në fushë është rreptësishtë e ndaluar.
Gjatë ndeshjes së fundit janë evidentuar disa raste të hedhjes së sendeve në parket nga individë të papërgjegjshëm, të cilët në numër janë pak, por veprimet e tyre përbëjnë shkelje serioze dhe rrezikojnë shëndetin e lojtarëve, përbëjnë rrezik financiar për klubin dhe mund të çojnë në zbrazjen e sallës.

Shembulli më i mirë për t’u ndjekur janë tifozët tanë Arpagjik’t, të cilët mbështesin klubin në mënyrën më të mirë të mundshme — me pasion, korrektësi dhe pa shkaktuar probleme për klubin.

Ju njoftojmë se kamerat e sigurisë po monitorohen për te identifikuar personin që ka goditur me shkrepës lojtarin e Klubit Go+Peja dhe gjithashtu do të monitorohen në çdo ndeshje tash e tutje .

Çdo person që hedh mjete të forta ose çfarëdo sendi tjetër në fushë do të identifikohet, denoncohet në organet e rendit dhe do t’i ndalohet hyrja në palestër për të gjitha ndeshjet ku luan KB Bashkimi.

Këto veprime dëmtojnë drejtpërdrejt klubin tuaj të zemrës, rrezikojnë shëndetin e lojtarëve dhe cenojnë imazhin e klubit. Klubi pret nga tifozët e tij kulturë sportive, përgjegjësi dhe respekt ndaj lojtarëve, kundërshtarëve dhe gjyqtarëve.

Si klub distancohemi nga ky veprim jo-sportiv në ndeshjen e fundit dhe në pergjithësi distancohemi nga këto veprime të shëmtuara dhe të rrezikshme të personave që nuk i duan të mirën klubit.

KB Bashkimi mbështetet me pasion, por vetëm me respekt dhe disiplinë”, reagon KB Bashkimi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

E pazakontë: Senegalit i hiqet titulli, Maroku kampion i Kupës së Afrikës

E pazakontë: Senegalit i hiqet titulli, Maroku kampion i Kupës së Afrikës

Parisi pa telashe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Parisi pa telashe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Arsenali eliminon Leverkusenin, vazhdon në Champions

Arsenali eliminon Leverkusenin, vazhdon në Champions

Reali fiton edhe në Angli, kualifikohet në çerekfinale

Reali fiton edhe në Angli, kualifikohet në çerekfinale

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

E pazakontë: Senegalit i hiqet titulli, Maroku kampion i Kupës së Afrikës

E pazakontë: Senegalit i hiqet titulli, Maroku kampion i Kupës së Afrikës

Parisi pa telashe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Parisi pa telashe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

“Info Nata”- 17.03.2026

“Info Nata”- 17.03.2026

Arsenali eliminon Leverkusenin, vazhdon në Champions

Arsenali eliminon Leverkusenin, vazhdon në Champions

Reali fiton edhe në Angli, kualifikohet në çerekfinale

Reali fiton edhe në Angli, kualifikohet në çerekfinale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën