TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Reagon Komuna e Prishtinës pas videos së Sveçlës: Sot, VV e demaskoi veten

by tëvë1
12 muaj ago
0
A A
Punëtorët e KRM “Pastrimi” kundërshtojnë shpalljen e tenderit nga komuna për operatorët privatë

Komuna e Prishtinës ka reaguar pas publikimit të videos ku asamblisti i VV-së, Gëzim Sveçla, shihet duke i dëmtuar pajisjet në sallën e Kuvendit Komunal.

Në reagim thuhet se Komuna dënon ashpër këtë sjellje që sipas tyre ka sfiduar parimet bazë të demokracisë.

”Dënojmë ashpër dhe me indinjatë të thellë sjelljen e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, i cili vandalizoi sallën e Kuvendit Komunal, duke përdhosur institucionin dhe duke sfiduar parimet bazë të demokracisë. Ky akt është një goditje brutale ndaj vlerave tona institucionale dhe një fyerje ndaj qytetarëve që presin nga përfaqësuesit e tyre të mbrojnë dhe avancojnë interesat e përbashkëta, jo të shkatërrojnë atë që u përket të gjithëve”.

Tutje thuhet se prej muajsh, asamblistët e Vetëvendosjes kanë bllokuar çdo iniciativë në të mirë të qytetarëve, sipas tyre duke përfshirë këtu edhe miratimin e buxhetit me qëllim që të krijojnë ngërç dhe të bllokojnë ofrimin e shërbimeve jetike për qytetarët.

“Sot, Vetëvendosje e demaskoi veten, duke dëshmuar se qëllimi i tyre i vërtetë ka qenë dhe mbetet: përdhosja e institucioneve dhe penalizimi i qytetarëve”.

Më tej thuhet se kjo “sjellje është një akt i turpshëm që meriton dënimin e çdo qytetari dhe të çdo institucioni demokratik”.

“Kërkojmë nga organet e rendit që ta trajtojnë këtë rast me seriozitet maksimal, si për pengesën që iu bë përfaqësuesve në ushtrimin e detyrave të tyre kushtetuese, ashtu edhe për dëmtimin e pronës publike. Institucionet nuk janë fushëbeteja të interesave të ngushta politike, por baza mbi të cilën qëndron mirëqenia e qytetarëve. Veprime të tilla nuk janë vetëm të papranueshme, por edhe të rrezikshme për stabilitetin tonë si shoqëri demokratike“, thuhet në reagim nga Komuna e Prishtinës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi: Nuk do të ketë ekip të ri menaxhues për Asociacionin, me këtë po merret Kurti

Prokuroria inicon rast ndaj ministrit Elbert Krasniqi

Mustafa i quan të “thata” deklaratat e Kurtit se nuk bën qeveri me pazare

Mustafa i quan të “thata” deklaratat e Kurtit se nuk bën qeveri me pazare

Trafiku Urban del me reagim pas bartjes së mjeteve nga Komuna e Prishtinës

Trafiku Urban del me reagim pas bartjes së mjeteve nga Komuna e Prishtinës

Kamberi: Militarizmi i rajonit, një nga format e Serbisë që ka qëllim ikjen e shqiptarëve

​Kamberi ngre zërin në Parlamentin serb për bllokimin e Fondit të Kosovës për shqiptarët e Luginës

Koreografi me motive patriotike nga tifozeritë e Dritës dhe Shkëndijës

Koreografi me motive patriotike nga tifozeritë e Dritës dhe Shkëndijës

Krasniqi: Nuk do të ketë ekip të ri menaxhues për Asociacionin, me këtë po merret Kurti

Prokuroria inicon rast ndaj ministrit Elbert Krasniqi

Mustafa i quan të “thata” deklaratat e Kurtit se nuk bën qeveri me pazare

Mustafa i quan të “thata” deklaratat e Kurtit se nuk bën qeveri me pazare

Sezoni i ri në Superligë nis më 16 gusht

Superliga, zbulohen çiftet dhe orari i javës së 24-të

“Këndi i Debatit” 27.11.2025

“Këndi i Debatit” 27.11.2025

Shqipëria nis me humbje parakualifikimet për Eurobasket 2029

Shqipëria nis me humbje parakualifikimet për Eurobasket 2029

Nezir Ramosaj përmes ngjyrave tregon rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë

Nezir Ramosaj përmes ngjyrave tregon rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën