TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Reagon AKK për mos ekzekutimin e pagave për një pjesë të zyrtarëve të Komunës së Vitisë

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Reagon AKK për mos ekzekutimin e pagave për një pjesë të zyrtarëve të Komunës së Vitisë

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se Qeveria e Kosovës ka ndëshkuar padrejtësisht Komunën e Vitisë, duke ia ndaluar pagat një pjesëve të zyrtarëve lokal të Komunës së Vitisë.

Në një përgjigje për tëvë1, Ibrahimi ka deklaruar se ka vite që komunat e Kosovës kërkojnë nga niveli qendror të marrin përgjegjësinë financiare për mbulimin e kostos së kontratave kolektive, por kjo kërkesë sipas tij nuk është marrë parasysh.

Derisa, ai tha se komunat këtë çështje e kanë dërguar në institucionet e drejtësisë, por nuk kanë marrë përgjigje.

Më tej, kryetari ka kritikuar Qeverinë për mos përkrahjen ndaj komunave, ku shtoi se atyre po u ndalen së zbatuari projekte kapitale që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Një pjesë e punonjësve të komunës së Vitisë mbesin pa paga për shkak të mos-përkrahjes buxhetore nga niveli qendror në mbulimin e shpenzimeve të kontratave kolektive të cilat janë të nënshkruara nga niveli qendror. Kontratat kolektive janë të nënshkruara nga niveli qendror e jo nga komunat. Ka disa vite që komunat kërkojnë nga niveli qendror ta marë përgjegjësinë financiere për mbulimin e kostos së kontratave kolektive por kjo kërkesë po hasë në veshë të shurdhër. Ky problem është diskutuar disa herë edhe me KM Albin Kurti, me Ministrin Hekuran Murati me Ministren Nagavci edhe në komisionin e granteve ku komunat po mbi-votohen, por ky problem po vazhdon t’i dëmtoj komunat e Republikës së Kosovës. Niveli qëndror nuk po ka gatishmëri për zgjidhjen e këtij problemi. Komunat këtë çështje e kanë adresuar edhe te institucionet e drejtësisë por nuk ka përgjigje. Me dhjetra miliona euro po i meren komunave padrejtësisht nga buxhetet komunale. Po ndalen së zbatuari shumë projekte kapitale që kanë për qëllim përmisimin e jetës së qytetarëve. Komunat ashtu edhe me buxhetet e tyre të pamjaftueshme po punojnë me dinamikë të shtuar vetëm e vetëm që të ndikojnë në përmisimin e jetës së qytetarëve mirëpo, në vend që Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila nuk është në gjendje që t’i shpenzojë mjetet e veta për investime kapitale ku po i teprojnë me qindra miliona euro, t’i përkrah komunat, ajo shkon dhe ia ndalon pagat punonjësve komunal. Merni mësim nga komunat për përgjegjshmëri ndaj qytetarit. Është me të drejtë kur shumica absolute e kryetarëve konstatojnë që komunat nuk janë duke u trajtuar me dinjitet dhe nuk po trajtohen ashtu siç e meritojnë. Konstatim tjetër i shumicës së kryetarëve është që ka shpërdarje të pabarabartë të mjeteve financiere që vijnë nga ministritë e ndryshme për komuna. Deri kur do të penalizohen komunat për kontrata kolektive??!! Përkundër të gjitha këtyre bllokadave dhe mos-bashkëpunimit korrekt nga niveli qëndror, komunat do punojnë në të mirë të qytetarit sepse atë e kanë mision. Qeveri, Reflekto sepse edhe ata punonjës janë qytetar të Republikës së Kosovës  edhe pse jetojnë në Viti”, ka deklaruar Ibrahimi./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Temperatura deri në -4 gradë gjatë fundjavës, në Kosovë priten mëngjese të ftohta dhe mjegull

Temperatura deri në -4 gradë gjatë fundjavës, në Kosovë priten mëngjese të ftohta dhe mjegull

Protesta për Arlinda Zekajn edhe të dielën, organizatorët: Nuk zmbrapsemi, kërkojmë drejtësi

Rasti i Arlinda Zekajt, të shtunën protestë mbarëkombëtare me gjashtë kërkesa

Haliti: Shpresoj që Shiroka-Pula të jetë presidente historike e Kosovës

Haliti: Shpresoj që Shiroka-Pula të jetë presidente historike e Kosovës

Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë

Vdes në moshën 25-vjeçare lojtari që sapo luajti në Kupën e Botës

Tronditet bota e futbollit, vritet ish-futbollisti brazilian

Komandanti i KFOR-it takon Gjeneralmajorin Osborn, diskutohet siguria në Kosovë

Komandanti i KFOR-it takon Gjeneralmajorin Osborn, diskutohet siguria në Kosovë

Zulfaj: BE-ja nuk e vlerëson si sukses stabilizimin e situatës në veri, Kosova i plotëson të gjitha kriteret për statusin kandidat

Zulfaj: BE-ja nuk e vlerëson si sukses stabilizimin e situatës në veri, Kosova i plotëson të gjitha kriteret për statusin kandidat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën