Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka përgëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Mediave, pasi i njëjti me 30 mijë euro e ka gjobitur “Big Brother VIP Kosova” për “promovimin e dhunës psikologjike ndaj një viktime të dhunës”.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bashkohet Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës dhe përgëzon vendimin e Komisioni i Pavarur i Mediave – KPM për ta gjobitur emisionin “Big Brother”.
AGK-ja është pjesë e 38 organizatave të cilat kanë dorëzuar ankesën në Komisionin e Pavarur të Mediave lidhur me promovimin e dhunës në këtë emision televiziv”, thuhet në njoftim.